Personat që përdorin më shumë ‘emoji’ bëjnë seks më shpesh - Bota Sot
Personat që përdorin më shumë ‘emoji’ bëjnë seks më shpesh

Life style

Personat që përdorin më shumë ‘emoji’ bëjnë seks më shpesh

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Përderisa gjeneratat e mëhershme e kanë pasur “përfitimin” e të takuarit personin e zemrës personalisht, gjeneratat e sotme i krijojnë dhe ndërtojnë lidhjet me ndihmën e pajisjeve elektronike.

Sipas zbulimeve të publikuara javën e kaluar në revistën “PLOS ONE”:

“Kjo i detyron shumë njerëz të krijojnë blloqe të intimitetit më shpejt dhe më shpesh, dhe korrespodenca më të kufizuara emocionalisht sesa ato që do t’i prisnim në skenarët ku takohemi fytyrë-fytyrë. Në këtë kontekst, çfarë mjete munden çiftet të përdorin për ta përfaqësuar veten dhe potencialisht ta përmirësojnë lidhjen? Emoji!”

Disa studime kanë ekzaminuar efektet e përdorimit të emoji-ve në rrethanat ndërpersonale.

Sipas hulumtimeve, personat të cilët përdorin më shumë emojijanë më të prirë të bëjnë seks më shpesh.

Veç kësaj, ata gjithashtu kanë raportuar se përdorimi i tyre ndihmon në mirëmbajtjen e lidhjes me takimet e para dhe ka tendenca të shpie në intimitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...