Këto-dieta ndikon në regjim të stërvitjes – këshilla për ushtrime - Bota Sot
Këto-dieta ndikon në regjim të stërvitjes – këshilla për ushtrime

Life style

Këto-dieta ndikon në regjim të stërvitjes – këshilla për ushtrime

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Rruga deri te dobësimi i shëndetshëm është nëpërmjet dietës adekuate dhe stërvitjeve të rregullta

Mirëpo, kur është fjala për dietën ketogjene, në të cilën trupin e privojmë nga sheqeri dhe karbohidratet, rutina ndryshon.

Arsyeja është e thjeshtë – për të fituar energji, trupi djeg yndyrën në vend të karbohidrateve. Yndyrat nuk japin energji të menjëhershme, andaj ndihemi të pavullnetshëm dhe të ngadalshëm.

Edhe pse stërvitja derisa jemi në këto-dietë nuk është e mundshme, ndryshimet e caktuara në rutinë janë të pashmangshme.

Duke pasur parasysh që ndryshon tërësisht plani i ushqimit, simptomat e mundshme janë të ngjashme me gripin – mungesë energjie, pavullnet, krupë, dhembje koke dhe përgjumje, ndërkaq aktiviteti fizik është një barrë më shumë.

Megjithatë, këto simptoma më së shpeshti kalojnë në afat prej 2 javësh.

Simptomat shfaqen për shkak të ndryshimit në metabolizëm – trupi si “karburant” djeg yndyrat në vend të sheqerit.

Gjatë dietave në të cilat nuk ka restriksion të karbohidrateve dhe sheqerit, trupi depoziton materie në muskuj dhe i djeg sipas nevojës.

Me rastin e keto-dietës, nuk ka rezerva në muskuj, kështu që trupi automatikisht kalon në djegie të yndyrave.

Megjithatë, zgjidhje nuk është heqja dorë nga stërvitja.

Ushtrimet të cilat kërkojnë energji, si p.sh. HIIT-i, sprinti dhe ngritja e peshave, mund të paraqesin problem madje edhe pas pushimit të simptomave të “keto-etheve”.

Nga ana tjetër, aerobia, joga dhe vozitja e biçikletës mund të bëhen forma tuaja të adhuruara të aktivitetit fizik.

Gjithë kohën kushtoni kujdes intensitetit të stërvitjes, duke pasur parasysh që keni në dispozicion shumë më pak energji, andaj edhe më parë do të arrini maksimumin tuaj momental.

Ana pozitive e ushtrimeve derisa jemi në keto-dietë, është që rezultatet janë të shpejta. Ndryshimet në muskuj janë të dukshme që pas disa stërvitjeve të moderuara.

Keto-dietën mund t’ia përshtatni mundësive tuaja.

Në të vërtetë, ekzistojnë edhe dieta ciklike ketogjene, të cilat nënkuptojnë që pjesën më të madhe të javës e ndjek plani i ushqimit, mirëpo ekzistojnë edhe ditë pushimi.

Ato ditë është e lejueshme marrja e karbohidrateve, andaj, vetvetiu edhe nivel më i lartë energjie. Ajo që është realitet, është që stërvitja gjatë keto-dietës nuk do të jetë e lehtë dhe pa stres.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...