Disa arsye se pse ende nuk e keni gjetur “shpirtin binjakë”

Life style

Disa arsye se pse ende nuk e keni gjetur “shpirtin binjakë”

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 14:11
Ilustrim

Shumë njerëz vuajnë nga vetmia.

Ndonjëherë ne ndjehemi se është e pamundur të gjejmë personin që mund të kemi diçka më shumë sesa vetëm disa takime.

Ne do t’i ofrojmë disa arsye. Duke i analizuar këto mund të ju ndihmojnë të ndërtoni një lidhje harmonike me personin e ardhshëm dhe më e rëndësishmja me veten e juaj, raporton “Bright Side”.

Ju ende jeni duke vuajtur nga një lidhje e kaluar

Kjo sjellje dhe ndjenjë do ju bëjë që ta largoni partnerin potencial. Merrni kohën që ju nevojitet, qetësoheni dhe mundoheni të kuptoni se çka me të vërtet dëshironi.

Keni pritje të mëdha

Disa gra ëndërrojnë për një princ, dhe disa meshkuj dëshirojnë që e dashura e tyre të jetë perfekte në çdo aspekt. Por jeta e vërtet me njerëz të vërtet është një histori ndryshe. Fillimisht, fokusoheni në qëllimet e juaja. Si dukeni? Çka mund t’i ofroni një personi tjetër? Me një fjalë, nëse dëshironi një person ashtu siç prisni, fillimisht mundoheni të i zhvilloni këto aftësi tek vetja juaj.

Keni probleme me besim

“Te gjithë janë të njëjtë”, “Të gjithë dëshirojnë të njëjtën gjë” |Keto janë gjërat të cilat i dëgjojmë shpesh për një mashkull apo femër.  Epo, të paktën janë disa të vërteta në këto të thëna, sidomos nëse vazhdoni të bini në dashuri me persona të njëjtë.

Ju frikësoheni nga lidhjet serioze

Frika se do të humbi lirinë dhe hapësirën personale, frika që do të bëheni të varur ndaj personit tjetër – të gjitha këto gjëra ndërtojnë një mur të padukshëm përreth ju, duke ju ndaluar ju për të njohur dikë të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat