Këshilla me vlerë: Si të kurseni paratë?

Life style

Këshilla me vlerë: Si të kurseni paratë?

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 07:46
Ilustrim

Shumë njerëzve u ndodh që pa u mbyllur muaji, llogaritë shpesh nuk iu dalin.

Nuk është fjala për abuzuesit me alkoolin apo me bixhozin apo shpenzime të tjera të këtij lloji që nuk kontrollohen. Por për shpenzime normale, që shpesh dalin jashtë kontrollit.

Nëse nuk jeni në gjendje të mbani një buxhet fiks, pra shpenzoni më shumë sesa fitoni ose bëni blerje që në fund rezultojnë të kota, atëherë ju nevojiten disa këshilla me vlerë.

Ka një mënyrë se si të shmangni shpenzimet jo të frytshme: Mendoni për paratë tuaja si orë të jetës suaj.

Si funksionon:

Ta zëmë se fitoni diku te 50 mijë lekë në muaj apo 600 mijë lekë ose 5 mijë euro në vit për punën tuaj me kohë të plotë, të paktën 40 orë në javë.

Bëni llogaritje duke zbritur nga rroga shpenzimet tuaja mujore, shpenzimet e punës, ato të familjes dhe shpenzimet jashtë orarit të punës.

Po të llogarisni sa shpenzoni për 1 orë dhe sa fitoni prej saj gjatë një ore do të shihni një ndryshim të madh. Prandaj kini në vëmendje se i gjithë shpenzimi vjen nga gjërat e panevojshme jashtë kohës së punës.

Për shembull jeni 8 orë në punë, por një orë para saj e nisni ditën me kafe e ujë në lokal duke shpenzuar deri 200 lekë. I fusni dhe ca byrekë a sanduiçe duke dyfishuar shumën.

Pas pune përsëritet rutina e daljes jashtë. Të gjitha këto shpenzime mund të shmangen: Kafen e mëngjesit pijeni në shtëpi, duke kursyer 10 për qind të pagës. Mëngjesin hajeni në shtëpi duke kursyer edhe 10 për qind të tjera. Për daljen e pasdites nuk keni pse frenoheni ama rrini larg alkoolit.

Sakaq hiqni dorë nga mania e blerjeve. Sidomos të veshjeve. Mjaft të keni 6 a 7 veshje për tu ndërruar përditë ndaj mos ngarkoni kot dollapët dhe treçereku i rrobave arkivohet.

Mundohuni të mbani një buxhet vetëm për gjërat e domosdoshme dhe të mos e teproni me to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat