Sekreti i lumturisë në pension/ Koha e lirë dhe marrëdhëniet me të tjerët janë çelësi

Life style

Sekreti i lumturisë në pension/ Koha e lirë dhe marrëdhëniet me të tjerët janë çelësi

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 12:19
Ilustrim

Doni të jeni të lumtur pas daljes në pension? Atëherë, kultivoni marrëdhënie dhe shpenzoni më shumë para për aktivitetet e kohës së lirë – të paktën kjo është ajo që sugjeron një studim I fundit akademik, i cituar nga Forbes.

Për të ndihmuar këtë kategori me pjesën e kohës së lirë, revista prestigjioze prezantoi listën e saj të 2019 për 25 vendet e shkëlqyera për të ndjekur shtatë pasione pensionistësh: artin, ushqimin e mirë, mësim gjatë gjithë jetës, vullnetarizmin, aktivitetet në ujë, aktivitetet në tokë dhe golfin.

Kështu Annapolis, në Maryland qenka fantastik për vullnetarizëm, ata që preferojnë artet, që duan ende të mësojnë gjëra të reja apo pëlqejnë dhe aktivitet në terren, duhet të marrin parasysh Ashlandin, në Oregon.

Për aktivitetet në ujë pastaj, nuk ka më të mire se Austin në Teksas. Bostoni në Massachusetts i ka të gjitha këto së bashku me ushqimin e mirë.

Ata që duan aktivitetet në natyrë dhe golfin, bëjnë mirë të shënojnë në bllok Las Vegasin dhe Los Angelesin, ndërsa Nju Jorku ofron mundësi të mëdha edhe për adhuruesit e artit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat