Brendi i njohur francez sjell sandale të 360 eurove

Life style

Brendi i njohur francez sjell sandale të 360 eurove

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 17:23
Këto sandale – të krijuara për meshkuj – vijnë në tri ngjyra.

Veçse jemi mësuar t’i shohim brendet e njohura të shesin gjëra të zakonshme me çmime të jashtëzakonshme.

Brendi i fundit i modës që e ka bërë këtë është ai francez, Hermes.

Hermes ka prezantuar një palë sandale të cilat kanë një çmim tronditës prej 330 funteve.

Tani, të gjithë janë të gatshëm të shpenzojnë para në këpucë apo atlete të cilat qëndrojnë gjatë dhe janë komode, por kush do t’i përdor aq gjatë një palë sandale sa t’ia vlejë çmimi prej 330 funteve?

Normalisht se përgjigja është që njerëzit e pasur e bëjnë këtë, dhe Hermes e din audiencën e vet.

Këto sandale – të krijuara për meshkuj – vijnë në tri ngjyra.

Vlen të ceket se ky çmim nuk është pritur mirë në internet, ku njerëzit kanë filluar të bëjnë shaka me çmimin duke thënë se janë vetëm sandale e jo diamante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat