Të qenit beqar nuk është keq? Kuptoni arsyet pse beqaria ndikon mirë tek ju

Life style

Të qenit beqar nuk është keq? Kuptoni arsyet pse beqaria ndikon mirë tek ju

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Ju nuk keni nevojë gjithmonë për një partner për të jetuar jetën më të mirë.

Të jeni beqar jo domosdoshmërisht nënkupton që është diçka e keqe, ju mund të bëni shumë gjëra edhe kur jeni vetëm, dhe ta shijoni këtë kohë dhe mos të mundoheni me patjetër të futni vetën në një lidhje vetëm se ndjeheni të vetmuar.

Keni më shumë liri të fokusoheni në vetën tuaj

Të jeni beqar keni më shumë kohë, që mund të krijoni hapësirë dhe të kuptoni se çka dëshironi të arrini. Nuk e keni askënd që kërkon vëmendjen tuaj, raporton “RedBook”.

Më shumë mundësi të takoni njerëz të ri

Kur jeni beqar ka të bëjë me mundësi më të mira për të takuar njerëz të ri, pasi që shumë njerëz kur janë në lidhje kanë tendencë të mbyllen dhe të mos shohin mundësi të tjera.

Keni kohë të i kushtoni kohë njerëzve që kanë vlerë, si familja

Kur jeni të lirë, dhe pa presionin që duhet të i kushtoni kohë dhe vëmendje një personi, ju keni më shumë kohë të lirë të shpenzoni kohë me njerëz që ja vlejnë, si familja dhe shoqëria.

Kurseni para

Të jeni në lidhje nuk është e lirë. Gjithmonë jeni duke u munduar të krijoni apo edhe të bëni diçka së bashku, dhe kjo kërkon shpenzime.

E shpenzoni kohën ashtu siç dëshironi 

Lidhjet mund të jenë të mrekullueshme, por ja që na kufizojnë kohën. Të shijoni kohën kur jeni beqar, nënkupton që mund të bëni çfarë të dëshironi.

Nuk keni të bëni me argumente të kota

Të jeni vetëm nënkupton që nuk keni argumente dhe përleshje të kota, si: ku të hani darkë apo çfarë filmi të shikoni. Shijojeni kohën e beqarisë, gjërat e bukura marrin kohë për të ndodhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat