Arsyet pse duhet të kaloni kohë me kolegët e vjetër jashtë punës

Life style

Arsyet pse duhet të kaloni kohë me kolegët e vjetër jashtë punës

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Nëse doni të dini se kush do të jeni brenda disa viteve, mund të merrni si shembull kolegët tuaj më të vjetër. Përveç flokëve gri, ka një shans të mirë që, si ata, të merrni më shumë përgjegjësi, dhe jo vetëm në punë.

Ju mund të filloni të takoni dikë seriozisht ose të martoheni, ndoshta edhe të keni fëmijë, të rriteni në detyrë, të zhvendoseni jashtë vendit për një punë, ose ndoshta, asnjë nga këto gjëra. Por, duke studiuar bashkëpunëtorët tuaj më të vjetër, ju mund të vendosni nëse zgjedhjet e tyre të karrierës dhe mënyra e jetesës do t’ju përshtaten një ditë.

Në veçanti, kolegët që janë pesë deri në dhjetë vjet më të vjetër se ju mund të ofrojnë një pasqyrim ndërsa hartoni kapitullin tjetër të jetës suaj. Nëse jeni me fat, do të njiheni me shqetësimet e tyre të vërteta, sfidat e tyre të punës dhe zhgënjimet e familjes.

Mbledhja jashtë vendit të punës mund të jetë veçanërisht zbuluese pasi është vendi i duhur ku ju nuk mund të flisni vetëm për problemet profesionale por edhe përtej tyre. Këtu ju do të kuptoni nëse ata kanë hobi ose i kushtojnë kohë familjes. E rëndësishme është të kuptoni si kanë ndryshuar përparësitë e tyre, lëvizjet që ju është dashur të bëjnë, sakrificat, problemet financiare.

Ndonjëherë përparësitë e tyre në karrierë mund të jenë zhvendosur në mënyrë drastike nga trajektorja që parashikoni për veten tuaj. Rritja profesionalë është një aspekt tjetër i rëndësishëm pasi udhëzimet e më të rriturve do t’ju ndihmojnë shumë në të ardhmen tuaj. Qëllimet personale shtrihen përtej karrierës së një personi, por ato mund t’ju motivojnë për qëllimet që ju i keni vendosur vetes suaj, pse jo edhe duke mësuar nga gabimet.

Matni suksesin, kolegët tuaj të vjetër janë një model për të cilin ka të ngjarë të përfundoni. Nëse i shihni si të suksesshëm, atëherë shkëlqyeshëm! Nëse jo, të paktën ju e dini se mund të keni nevojë për të bërë një ndryshim. Por, para se të gjykoni kolegët tuaj më të vjetër, mbani mend: Jo vetëm që përkufizimi i tyre i suksesit ka të ngjarë të jetë i ndryshëm nga i juaji, por ka të ngjarë të ketë evoluar me kalimin e kohës. Mbase edhe përkufizimi juaj i suksesit do të ndryshojë një ditë.

Pavarësisht rrethanave që ju lejuan të lidheni, mos harroni t’i falënderoni ata dhe sigurohuni t’i mbani mend mësimet e përvojës së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat