Çfarë ndodh me mashkullin, kur femra është e suksesshme në punë

Life style

Çfarë ndodh me mashkullin, kur femra është e suksesshme në punë

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 00:20
Foto ilustrim

Kur mashkulli është i suksesshëm në punë dhe paguhet më shumë, është diçka e zakontë. Por ndryshe është situata kur është femra ajo që ka sukses në punë dhe fiton më shumë në raport me partnerin.

Në këtë rast vetëvlerësimi i meshkujve bie ndjeshëm, ndërkohë që në rastin e kundërt femra ndihet më mirë kur ka pranë një mashkull dominues.

Është kjo ajo që thotë një studim amerikan i Universitetit të Florida, i publikuar në revistën shkencore “Journal of Personality and Social Psychology”.

“Meshkujt mund të ndihen të “kërcënuar” nga partnerja e cila rezulton më dominuese, por ajo që evidentoi studimi ynë është se mashkulli e cilëson suksesin e partneres si dështim të tijin”, thotë një nga drejtueset e studimit Kate Ratliff.

Për të arritur në këtë përfundim studiuesit analizuan sjelljen e 896 personave që të gjithë çift, të cilët iu nënshtruan testeve të ndryshme sociale dhe intelektuale, krahasuar edhe me suksesin e tyre në punë.

Rezultoi se meshkujt ndiheshin më keq përballë suksesit të partneres së tyre, duke e marrë si dështim për ta, ndërkohë që femrat ndiheshin më të sigurta kur kishin një partnerë të suksesshëm dhe që fitonte më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat