Ana pozitive e stresit… Ja për çfarë na ndihmon - Bota Sot
Ana pozitive e stresit… Ja për çfarë na ndihmon

Life style

Ana pozitive e stresit… Ja për çfarë na ndihmon

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Stresi është shndërruar në një shqetësimet kryesore për shumë njerëz në të gjithë botën. Raportet shëndetësore flasin gjithnjë e më shumë për shifra që dëshmojnë për rritje të numrit të personave që preken nga stresi dhe ankthi.

Dhe ndërkohë që shqetësohemi për shumë gjëra, stresi dhe ankthi mund të mos jenë gjithmonë negativë. Një grup ekspertësh amerikanë shprehen se stresi nxit mekanizma të nevojshëm psikikë dhe socialë. Ata japin edhe disa arsye se pse stresi në një nivel të caktuar mund të jetë konstruktiv. Stresi mund të jetë një tregues se jeni të angazhuar dhe se shqetësoheni për ecurinë tuaj në punë.

Kjo nuk është dobësi, por tregon se ju interesojnë të tjerët, shqetësoheni për të bërë një punë të mirë dhe kërkoni të arrini sukses. Nuk ka asgjë të keqe që të lejoni pakëz presion të jashtëm t’ju nxisë të bëni më të mirën. Është e natyrshme. Është me rëndësi të theksojmë se ankthi mund të jetë një mesazh se duhet të bëjmë më mirë.

Nëse ndiheni në ankth dhe keni dyshime për veten, mund të jetë një shenjë për të kërkuar falje dhe për të ndryshuar sjelljen në të ardhmen. Edhe presioni në formën e ankthit mund të jetë një motiv për ndryshim. Kur gjërat nuk funksionojnë, nisim të mendojmë se diçka duhet ndryshuar. Mungesa e stimulimit mund të shkaktojë stres. Për këtë arsye kemi nevojë për sfida për të qenë të angazhuar dhe të përfshirë mendërisht.

Por pavarësisht këtyre pikëpamjeve këshillohet që të mos injorohen të gjitha shenjat e stresit dhe ankthit. Ekziston një pikë kur stresi shndërrohet në një pengesë për të jetuar një jetë të lumtur dhe një ndërhyrje e përshtatshme, mund të shkohet drejt mbingarkesës dhe shterimit.

Megjithatë, ju duhet të mësoni të përqafoni stresin që ju shtyn të bëni diçka më mirë. Prandaj, këshillojnë psikologët duhet t’i kushtoni rëndësi sinjaleve pozitive që stresi mund t’ju përcjellë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...