Mbani mend këshillën që Angelina Jolie sapo dha mbi prindërimin dhe fëmijët!

Life style

Mbani mend këshillën që Angelina Jolie sapo dha mbi prindërimin dhe fëmijët!

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 19:55
Angelina Jolie me fëmijët

Angelina Jolie rrallë jep intervista dhe aq më tepër të ndajë gjatë tyre, pjesë të jetës së saj private

Sigurisht ka përjashtime dhe në të tilla raste, ajo flet për fëmijët dhe jetën e një mamaje që duhet të rrisë adoleshentë!

“Kur fëmijët janë të vegjël, ndihesh më shumë “mami”. Kur ata bëhen adoleshentë, ti fillon të kujtosh periudhën tënde të adoleshencës. I sheh teksa shkojnë në klube dhe pyet veten po ti pse nuk shkon dot. Po përjetoj këtë moment kaq të lezetshëm dhe po rizbuloj veten.”- u shpreh Jolie për Hello.

Ylli i filmave tregoi se po insiston t’i mësoj 6 fëmijëve të saj se përtej të gjithave çfarë mbetet është mirësia.

Jolie është gjithnjë në përpjekje t’i mësojë të jenë të sjellshëm me veten dhe të tjerët.

“Është e rëndësishme të jesh modest, i përulur. Të dish lirinë që të takon dhe gjërat me të cilat je i bekuar. Është gjithashtu e rëndësishme ndihma që tregojmë ndaj të tjerëve.

Mbi të gjitha, s’duhet të harrojmë vendin që na takon! Jemi pjesë të vockla të një bote të madhe. Sa më shumë rriten, kuptoj që fëmijët e mi janë bërë individë të fortë dhe mendjehapur.

Përpiqem t’i udhëheq përmes shembullit dhe të jem e mirë me ta, ashtu siç ishte ime më me mua. E dashur dhe tolerante. Por nëse ka një zënkë që duhet bërë, përfshihuni në të!

Duhet ta përgatisim gjeneratën e ardhshme sepse po ndodhin kaq shumë gjëra në botë!”- përfundoi aktorja e cila aktualisht po punon me BBC-në rreth një projekti që përfshin fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat