Dëshironi një rini të përjetshme? Këto ushqime mos i ndani nga dieta - Bota Sot
Dëshironi një rini të përjetshme? Këto ushqime mos i ndani nga dieta

Life style

Dëshironi një rini të përjetshme? Këto ushqime mos i ndani nga dieta

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 14:39
Ilustrim

Disa ushqime duhen reduktuar, disa janë të shëndetshme e disa jo, megjithatë të gjitha ushqimet kanë vlerat e tyre. Të tillë janë edhe këto ushqime të cilat njihen për vetitë mrekullibërëse në lëkurë dhe për më tepër garantojnë rini të përjetshme.

Vaj i ullirit- Ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Gjithashtu vitamina A dhe E luftojnë plakjen e lëkurës.

Avokado– Është i mirënjohur për të shmangur plakjen e parakohshme të lëkurës. Ky frut është i pasur me vitaminë E (e cila ngadalëson procesin e plakjes), por edhe me vajra që stimulojnë formimin e kolagjenit.

Ananasi- Nëse doni të jeni gjithmonë të freskëta dhe të tonifikuara nuk duhet ta ndani një ananas në dietën tuaj të përditshme. Pasi ky frut është i pasur me antioksidantë, si dhe vitaminë C (e cila lufton radikalet e lira).

Arra kokosit- Fruti është në fakt i pasur me kalium, magnez, kalcium dhe natrium, si edhe me aminoacide e proteina: Një përzierje që shërben si një pastrues efektiv dhe detoksifikues.

Aloe Vera-Bimë e njohur për vetitë e saj medicinale, aloe vera është një nga mjetet më të përdorura natyrore për lëkurën. Ka veti detoksifikuese dhe antioksidante që lufton radikalet e lira dhe si pasojë plakjen e qelizave të trupit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...