Vishuni thjeshtë, por me elegancë

Life style

Vishuni thjeshtë, por me elegancë

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 09:44
Ilustrim

Stili është diçka e përjetshme, thoshte Yves Saint Laurent, në krahasim me modën, e cila është kalimtare.

Të jesh elegant është çështje shijeje dhe kulture dhe nuk i përket edhe aq tendencave të fundit të modës. Kur zgjidhni një stil personal, duhet të jeni të hapur ndaj risive dhe tendencave të modës, por duhet të jetë dhe një stil i menduar mirë, i jetuar në përditshmërinë e kohës, si dhe t’ju bëjë të ndihemi mirë.

Investoni për këpucët

Nuk është e nevojshme të shpenzoni shuma marramendëse. Luks nuk do të thotë domosdoshmërisht elegancë. Mund të jenë çizme, këpucë me takë, këpucë të sheshta, balerina apo dhe sandale: e rëndësishme është që të jenë model i këndshëm, jo të prishuradhe përsosmërisht të pastra.

Mos e ekzagjeroni

Për të pasur një look të bukur, nuk është e nevojshme ta ekzagjeroni. Është shumë më mirë të mendoni për veshje të thjeshta, të kombinuara mirë me ngjyrat. Nëse një look do të duket minimalist dhe i rafinuar për sytë e të tjerëve, do të duket edhe elegant. Ndaj zgjidhni veshje me linja të pastra.

Masa e duhur

Shpesh femrat kanë tendencën të zgjedhin rroba të masës që nuk i korrespondon së vërtetës, vetëm sepse kujtojnë se dikur pasur atë masë apo sepse u pëlqen të jenë më të dobëta, edhe pse në të vërtetë duhet të zgjedhin një masë më të madhe, apo edhe një masë më të vogël. Zgjidhni masën e duhur për veshjen që doni të blini.

Xhaketat dhe pardesytë nuk dalin kurrë nga moda

Nuk ka tendencë të re mode, që të mos përfshijë xhaketat apo pardesytë. Me një pardesy blu, të zezë apo edhe bezhë, nuk gaboni kurrë. Të përhershme, klasike dhe gjithmonë perfekte, ato transformojnë edhe veshjen më të shëmtuar në një stil të këndshëm.

Bizhuteri minimaliste

Buzhiteritë delikate dhe minimaliste duken gjithnjë e më elegante dhe të kushtueshme (edhe nëse janë bizhuteri jo të çmuara), krahasuar me ato të mëdhatë e të dukshme që nga larg. Zgjidhni një palë perla, një unazë ngjyrë floriri apo një byzylyk të hollë dhe do të dukeni menjëherë me klas.

Thuajini “jo” logove të dukshme

Kur flitet për modë, është e pazakontë që marka e veshjeve të mos jetë e dukshme, por veshjet dhe aksesorët me logo të ekzagjeruara, të stampuara, apo trende shumë të forta, rrezikojnë të shndërrohen në qesharake. Do të dukeni jashtë modës dhe aspak elegante.

Hekurosni

Është një rregull paksa qesharak e urdhërues njëkohësisht. Këmisha ngjyrë rozë, fundi i zi apo kompleti xhaketë e pantallona, meritojnë të hekurosen. Nuk ka gjë më të shëmtuar dhe pa vlerë se sa rrobat me rrudha.

Kujdesuni për veten

Thonj të limuar, grim dhe lëkurë e rregullt, flokë të krehur dhe parfumi i duhur… sepse nëse e lini veten pas dore, ajo veshja më e shtrenjtë nuk do të mjaftojë që të dukeni elegante dhe me stil.

Çështje kombinimesh

Nëse nuk dini të kombinoni si duhet ngjyrat, dijeni se me një veshje të zezë kokë e këmbë apo të bardhë, ose kombinim bardhë e zi, do të jeni të sigurta se jeni veshur me stil. Sidoqoftë, duhet të dini të kombinoni mirë ngjyrat dhe nëse ju mungon shija për t’u kombinuar, shfletoni revistat e modës apo shihni faqet e internetit ku për modën ka shumëçka për të mësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat