13 gjërat që bën një mashkull kur është çmendurisht i dashuruar me ty - Bota Sot
13 gjërat që bën një mashkull kur është çmendurisht i dashuruar me ty

Life style

13 gjërat që bën një mashkull kur është çmendurisht i dashuruar me ty

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 13:19
Ilustrim

Ka shenja që na bëjnë të kuptojmë pa hije dyshimi kur një burrë dhe një grua pëlqejnë njëra-tjetrën. Si mund ta dimë nëse një burrë është i interesuar për ne? Në këtë artikull ne ju ofrojmë një seri treguesish të dobishëm për të kuptuar nëse një burrë është me të vërtetë i dashuruar me ju. Mesazhe të vogla që në të vërtetë kanë një kuptim të thellë. Pra, le të shohim se cilat janë këto gjëra:

Ju dërgon mesazhe befasuese

Një djalë që ju shkruan kur ju nuk e prisni, pa dyshim është i çmendur për ju. Është mënyra e tij për të thënë se i mungon dhe mendon për ty dhe këtë e tregon përmes një mesazhi të thjeshtë, duke u përpjekur të mos jetë ndërhyrës.

Duket i ftohtë, por është shumë i ëmbël kur jeni bashkë

Nëse ai është serioz me njerëzit e tjerë, por shpreh anën e tij të butë dhe të ëmbël kur është me ju, ai është i dashuruar me ju!

Kalon kohën e lirë me ju

Ekziston një ndryshim i madh mes mashkullit që dëshiron të kalojë gjithë kohën e tij të lirë me ju dhe atij që ju fton të dilni vetëm nëse ai ka kohë të lirë në axhendën e tij. Nëse djali që ju pëlqen është i përfshirë në të parën, ai është plotësisht i çmendur për ju. 

Ngre vetullat kur flisni 

Ndërsa flisni, ai ngre vetullat? Kjo është për shkak se ai po i kushton vëmendje asaj që thoni. Është një shenjë e shkëlqyeshme që ai është i interesuar të dijë se çfarë keni për të thënë sepse … ai ju pëlqen!

Përkul kokën dhe trupin drejt jush ndërsa bisedoni

Nëse ai e bën, kjo është për shkak se ai është i interesuar për ju dhe nuk dëshiron të humbasë asgjë nga ajo që ju po i tregoni.

Ai është bujar me ushqimin

Lë kafshatën e fundit të ushqimit të preferuar? Ai është i çmendur për ju.

Buzëqesh gjatë një puthjeje

Është një tregues i qartë se ai pëlqen të të puthë dhe se të do. Nëse një djalë buzëqesh ndërsa është duke ju puthur kjo ndodh sepse është çmendurisht i dashuruar.

Krijon debate të vogla qëllimisht

Debatet e qëllimshme demonstrojnë nevojën për të qenë me ju dhe për të forcuar atë lidhje që lind me ju.

Flet me ju për familjen dhe miqtë

A flet me ju për familjen apo miqtë? Kjo është për shkak se ai dëshiron të fillojë t’ju përfshijë në rrethin e tij shoqëror dhe emocional. Kjo gjë tregon se do të forcojë marrëdhënien.

Bën gjëra që ju bëjnë të lumtur

Nëse përpiqet t’iu bëjë të lumtur në të gjitha mënyrat e mundshme, kjo është për shkak se po bie çmendurisht në dashuri.

Ai ka një pamje të ëmbël dhe të qëndrueshme ndaj jush

Nuk ka rëndësi nëse nuk është dita e tij më e mirë. Nëse ai ju pëlqen, ai gjithmonë do ju shikojë me butësi dhe ndonjëherë me sytë e tij të fiksuar tek ju për disa sekonda.

Nuk harron datat e rëndësishme

Nëse ai djalë kujton edhe ditën e parë kur u takuat dhe si ishit, kjo tregon që ai ju do dhe është i çmendur për ju.

Mban kontaktin me sy kur bëni dashuri

E fundit nga 13 gjërat që bën një mashkull kur është çmendurisht i dashuruar me ty. Kontakti me sy kur bëni dashuri është edhe më i madh. Ashtë një mënyrë për të shprehur në mënyrë të pandërgjegjshme dashurinë e tij për ju.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...