Avantazhet e të paturit fëmijë me diferencë të madhe moshe

Life style

Avantazhet e të paturit fëmijë me diferencë të madhe moshe

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 19:27
Ilustrim

Të kesh fëmijë është dhurata më e madhe që mund t’i bësh vetes dhe gëzimi që asgjë tjetër në botë nuk mund të ta dhurojë. Diferenca që fëmijët mund të kenë me njëri-tjetrin mund të ketë disa avantazhe që as nuk mund t’i kishit menduar…

Do të keni mjaftueshëm kohë për të shijuar mëmësinë.

Meqë fëmija juaj do të jetë tashmë i madh dhe i pavarur, ka më pak gjëra për të cilat duhet të shqetësoheni. Fëmija juaj i madh mund të lahet vetë, të ushqehet vetë dhe madje të paketojë çantën e tij të shkollës pa pasur nevojë të vraponi pas tij. Kjo ju jep më shumë kohë për t’u përqendruar tek i vogli dhe për të pasur ca kohë edhe për veten tuaj! Në fund të fundit, kjo mund të jetë hera juaj e fundit që bëheni prindër dhe ju dëshironi ta jetoni atë plotësisht!

Nuk do të ketë rivalitet mes fëmijëve

Fëmija juaj i madh mund të jetë akoma i dashuruar me lodrat e tij dhe sendet e tjera, por do të ketë më pak zënka mbi kanalet vizatimore, lodrat dhe karamelet! Ju nuk do të gjendeni duke ulëritur dhe bërtitur në përpjekje për t’i ndarë këto gjëra. Të dy do të kenë gjëra të veçanta dhe rrallë do t’i shihni të zihen për gjërat e njëri-tjetrit.

Duart e vogla të të rriturit do të jenë një ndihmë e madhe për ju.

Të jesh një nënë e re do të thotë të ndryshosh shpesh pelenat apo edhe të ushqesh fëmijën për një kohë të gjatë. Por mund të merrni frymë lirisht kur të shihni fëmijën tuaj më të rritur duke ju ndihmuar, qoftë duke ju marrë një pelenë apo duke e tundur bebin për gjumë. Ndihma nga i vogli juaj do të shijojë shumë.

Lidhja e fortë dhe e thellë

Nëse fëmijët kanë diferencë të madhe moshe mes tyre do zhvillohet një lidhje shumë më e madhe dashurie dhe dhembshurie. Fëmija më i madh fiton respekt dhe besim ndërsa i vogli merr një kujdes të madh dhe mbrojtje. Do të befasoheni kur të shihni se si fëmija i madh do t’i mësojë të voglit të ushqehet apo të jetë i durueshëm, ose kur t’i lexojë tregime. Të dy do të përfitojnë jashtëzakonisht nga ky ritual dhe kjo do të forcojë marrëdhënien e tyre. Gëzimi juaj nuk do të ketë kufij kur të shihni fëmijën tuaj më të madh duke marrë rolin e një prindi.

Do të ndiheni shumë më të rinj edhe një herë

Thuhet se kurrë nuk je aq i moshuar sa për të mos parë një film të Disney. Por të bëhesh prind do të thotë që për vite të tëra do të shohësh filma vizatimorë. Dhe bashkë me këto do të shikoni edhe njëherë këmbët e vockla që mësojnë të ecin por kësaj here do të keni më shumë përvojë dhe më pak gjëra për t’u shqetësuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat