Arsyeja e rëndësishme pse duhet të dremisni pak gjatë ditës

Life style

Arsyeja e rëndësishme pse duhet të dremisni pak gjatë ditës

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 15:10
Ilustrim

Dremitja gjatë ditës, qoftë edhe dy herë në javë, mund të reduktojë rrezikun e infarktit apo iktusit.

Nuk ka rëndësi se sa zgjat gjumi, e rëndësishme është të flihet gjatë ditës, qoftë edhe 10 minuta.

Është ky rezultati i një studimi të kryer nga spitali universitar i Lozanës, në Zvicër, i publikuar në revistën shkencore “Heart”.

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit analizuan 3462 banorë të zgjedhur rastësisht në të njëjtin qytet të Zvicrës me moshë nga 35 deri në 75 vjeç.

Rezultoi se ata persona që flinin mesatarisht dy herë në javë gjatë ditës, redukton me 48% rrezikun e infarktit, iktusit dhe insufiçencës kardiake, në raport me ata që nuk flinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat