Meshkujt flirtojnë nga mërzia

Life style

Meshkujt flirtojnë nga mërzia

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Ndoshta buzëqeshjen e kolegut tuaj të punës dhe shkuarjen e tij për t’ju blerë diçka e konsideroni si kompliment, mirëpo ndoshta e keni gabim.

Në fakt, duket se meshkujt të cilët flirtojnë në vendin e punës, nuk e bëjnë këtë sepse ju i joshni, porse për shkak se i kap mërzia.

Hulumtuesi pranë Universitetit Surrey kanë anketuar mbi 200 meshkuj dhe femra, të moshave ndërmjet 21 dhe 68 vjeç, duke i pyetur për flirtet në punë.

Është e rëndësishme të dish të lexosh sinjalet të cilët ju i merrni nga të tjerët.  Studimi e hedh poshtë bindjen e krijuar prej kohësh.

Rezultatet kanë treguar se femrat të cilat kishin flirtuar ishin njëkohësisht të kënaqura me punën e tyre, ndërkaq meshkujt që kanë flirtuar ishin të pakënaqur me vendin e punës dhe për ta vrarë mërzinë dhe bezdisjen, zgjedhin që të flirtojnë me koleget e tyre.

Studime të mëparshme kishin treguar se njerëzit flirtojnë në ambientet e punës për arsye që kanë të bëjnë me vetëvlerësimin apo zbavitjen dhe analiza e këtij studimi konfirmon se ekziston një lidhje e fortë mes pakënaqësisë së meshkujve për detyrën që u është caktuar dhe dëshirës për të flirtuar me koleget.

Me fjalë të tjera, mos u ndjeni shumë të privilegjuara nëse kolegu i këndshëm ju shikon ëmbël e ju shkel syrin sa herë që kalon pranë tavolinës suaj. Nuk po flirton aspak… në fakt është i mërzitur dhe kjo është mënyra e tij për të kaluar kohën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat