Nëse me partnerin i keni kaluar këto katër faza të vështira, atëherë martesa do t’ju zgjatë përgjithmonë - Bota Sot
Nëse me partnerin i keni kaluar këto katër faza të vështira, atëherë martesa do t’ju zgjatë përgjithmonë

Life style

Nëse me partnerin i keni kaluar këto katër faza të vështira, atëherë martesa do t’ju zgjatë përgjithmonë

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 15:38
Ilustrim

Martesa e shëndetshme nuk është dhuratë, por zgjedhje e jona dhe përkushtim në veten tonë.

Çdo njeri ka probleme dhe keqkuptime në lidhje. Ndonjëherë thjesht duket më e lehtë të hiqni dorë dhe të ndaheni.

Përderisa kjo është e vërtetë, është më shumë sfiduese të vazhdoni t’i tejkaloni të gjitha fazat.

Nëse veç arrini t’i tejkaloni të gjitha fazat e vështira, atëherë ju do ta gjeni thesarin e vërtetë.

Ekspertët thonë se çiftet martesore do të ballafaqohen me disa sfida gjatë rrugëtimit të tyre dhe, posa t’i tejkalojnë ato, martesa e tyre do të zgjatë përgjithmonë.

Kritikat

Dr. John Gottman shkruan në librin e tij “The Four Horsemen of the Apocalypse” se kur e kritikoni bashkëshortin/ën, ju jeni duke u përpjekur se ka diçka të gabuar me të. Përdorimi i fjalëve si “ti gjithmonë” ose “ti asnjëherë” janë shumë të zakonshme dhe nuk shpijnë në rezultate pozitive.

Sekreti është të bëni ‘ankesë’ të drejtpërdrejt dhe të mos bëni sulme direkte në personalitetin e njëri-tjetrit.

Joshja nga dikush tjetër

Mund të mos jetë e lehtë ta përpini, por 70% e femrave në lidhje e pranojnë se kanë simpati tjera. Joshja është ndjenjë normale dhe kjo nuk nënkupton se e dashura apo bashkëshortja do ta tradhtojë partnerin.

Gjëja e rëndësishme është të mos veproni bazuar në këto ndjenja dhe të jeni plotësisht të vëmendshëm se çfarë jeni duke bërë.

Mospërfillja apo përbuzja

Mospërfillja zakonisht vjen nga superioriteti moral. Mund të jetë sarkazëm, rrotullim i syve apo humor armiqësor dhe çdo herë është shkatërruese për çdo lidhje.

Duhet të mësoni si ta shprehni vlerësimin dhe mirënjohjen. Është si pasqyre. Aq më pozitiv që ndiheni, aq më pak përbuzje shprehni.

“Shpërthimi…”

Fëmijët, kriza financiare, anëtarët toksikë familjarë dhe gjithçka tjetër përreth mund të ndikojë që thjesht të shpërtheni. Nuk dëshironi të bëni gjë tjetër pos të largoheni. Kjo fazë mund të ndodh në çdo kohë të lidhjes.

Por, asnjëherë mos harroni se sfidat janë pjesë e jetës dhe se e gjithë kjo është e përkohshme. Nëse mund t’i menaxhoni bashkë kohërat më të vështira, atëherë lidhja juaj do të forcohet.

Pranimi dhe falja…

Kjo është faza ku më në fund mund ta kuptoni faktin se asnjëherë nuk do t’i zgjidhni problemet si më parë dhe se duhet të gjeni mënyra më paqësore për të jetuar bashkë.

Çdo njeri i ka mënyrat e veta: disa flasin me miqtë e ngushtë apo familjarët, e disa tjerë lexojnë libra.

Tani, në këtë fazë jeni të gatshëm ta falni bashkëshortin për kokëfortësinë.

Në këtë fazë fjalosjet ndodhin më rrallë dhe e zbuloni se nuk jeni më aq emocionalë.

Më në fund, përgjithmonë së bashku

Pas tejkalimit të të gjitha sfidave dhe përkushtimit, tani më nuk keni vështirësi së bashku. Keni mësuar si t’i zgjidhni problemet dhe të mos largoheni nga sfidat.

Në këtë fazë ju e kuptoni se martesa nuk është e lehtë, por vlerësimi është gjë e rëndësishme. Kur e vlerësoni njëri-tjetrin, ju ndiheni më të sigurt dhe më në fund to të jeni së bashku përgjithmonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...