Përse nuk duhet t’i mbyllni roletat gjatë ditës - Bota Sot
Përse nuk duhet t’i mbyllni roletat gjatë ditës

Life style

Përse nuk duhet t’i mbyllni roletat gjatë ditës

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 16:09
Ilustrim

Përfitimet shëndetësore që i sjellin rrezet e diellit në shtëpinë tuaj, me siguri se peshojnë më shumë se çdo rrezik i privatësisë.

Përderisa brengat për privatësinë mund t’ju parandalojnë t’i mbani roletat e hapura gjatë ditës, ju mund ta ndryshoni mendjen kur e kuptoni se sa është e rëndësishme që rrezet e diellit të përçojnë në shtëpinë tuaj.

Përderisa mund të jeni të përqendruar në largimin e pluhurit nga shtëpia, sipas një artikulli të publikuar në “Science Daily”, lërja e futjes së rrezeve të diellit në shtëpi përmes dritareve mund të ndihmojë në mbytjen e baktereve që jetojnë në pluhurin e mbetur dhe kjo mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve respiratore.

Ekspertët kanë treguar se bakteret janë më të afta të mbijetojnë dhe të riprodhohen në dhoma të errëta – rreth 12% më shumë faktikisht.

Sidoqoftë, në dhomat ku bakteret i ekspozohen dritës së diellit, vetëm 6.8% prej tyre kanë mundësi të vazhdojnë të mbijetojnë.

Veç kësaj, bakteret që mbahen në dhoma të errëta janë të lidhura më ngushtë me sëmundjet respiratore sesa ato të cilat mbijetojnë edhe në ekspozim të diellit.

Prandaj, duke i lënë roletat hapur jo vetëm se përfitoni nga vitamina D të cilën e merrni nga dielli, por edhe mund të shpëtoni nga sëmundjet respiratore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...