Tri recetat natyrale për eliminimin e njollave të errëta në sqetull - Bota Sot
Tri recetat natyrale për eliminimin e njollave të errëta në sqetull

Life style

Tri recetat natyrale për eliminimin e njollave të errëta në sqetull

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 11:24
Ilustrim

Njollat e errëta nën sqetull janë një shqetësim i vërtetë, pasi ndodh që mbeten edhe pas depilimit. Këto njolla mund të shkaktohen nga depilimi me brisk, djersitja e tepërt, qelizat e vdekura, por edhe nga përdorimi i deodorantëve me bazë të fortë alkooli.

Por çdo problem ka një zgjidhje dhe në këtë rast janë tre zgjidhje që ju vijnë në ndihmë të cilat kanë në bazë limonin, patatet dhe sodën e bukës.

1. Merrni gjysmë kokrre limoni dhe fërkojeni nën sqetulla dhe lëreni të veprojë për 10-15 minuta, ndërsa më pas shpëlahuni normalisht me ujë. Një veprim të tillë bëjeni tre herë në javë dhe do të shihni rezultatin e shpresuar.

2. Prisni një fetë patate dhe vendoseni nën sqetull duke e mbajtur për 20 minuta, ose me një copë pambuku mund të aplikoni lëngun e një patateje të grirë. Një veprim të tillë mund ta praktikoni çdo ditë.

3. Edhe soda e bukës e përzierë me ujë në trajtë të trashë dhe pak kripë, duhet aplikuar në sqetull dhe duhet mbajtur për 15 minuta. Më tej fërkojeni derisa të shkoqet. Kjo është një zgjidhje mjaft efektive, ndaj mos ngurroni që ta përdorni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...