Rëndësia e gjuhës së trupit në komunikim që mund t’jua përmirësojë jetën - Bota Sot
Rëndësia e gjuhës së trupit në komunikim që mund t’jua përmirësojë jetën

Life style

Rëndësia e gjuhës së trupit në komunikim që mund t’jua përmirësojë jetën

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 18:51
Ilustrim

Më shumë se gjysma e ndikimit të personalitetit tonë varet nga gjuha jonë e trupit.

Me shumë gjasë kemi kontroll mbi fjalët që i flasim, por a kemi menduar ndonjëherë për kontrollin në gjuhën e trupit?

Ka shumë lloje të gjuhës së trupit dhe kuptimi i kësaj gjuhe është shumë i rëndësishëm sepse peshon shumë në komunikim.

Gjuha e trupit përbëhet nga gjestet, shprehjet e fytyrës dhe qëndrimi. Që të gjitha këto kanë rëndësi të jashtëzakonshme kur të gjithë sytë janë kah ne.

Një gjuhë pozitive dhe e fortë e trupit është e domosdoshme për të ndërtuar kredibilitet, për shprehje të emocioneve dhe për t’u lidhur më mirë me dëgjuesit.

Është po ashtu mënyrë inteligjente për t’i bërë dëgjuesit të përqendrohen më shumë te ne dhe te fjalët që po i themi.

Studimet kanë treguar se njerëzit me gjuhë efikase të trupit reflektojnë një imazh më të fuqishëm dhe audienca u reagon më mirë atyre.

Një gjuhë e mirë e trupit e ndihmon personin në disa mënyra:

E përmirëson inteligjencën emocionale

Njerëzit që e mjeshtërojnë artin e gjuhës së mirë të trupit janë shumë të suksesshëm. Gjuha e trupit u jep fuqi ta kombinojnë inteligjencën natyrale me inteligjencën e emocionale, e kjo i bën ata të pandalshëm.

Ju bën më të pëlqyeshëm

Gjuha e trupit luan rol kyç në atë se si e perceptojmë një person. Është edhe më shumë e rëndësishme sesa ajo çfarë flet personi dhe çfarë toni të zërit ka. Kjo gjuhë është mënyrë ideale për t’i bërë njerëzit t’iu pëlqeni dhe të besojnë në ju.

Gjuha e trupit e ndryshon mënyrën e sjelljes

Gjuha pozitive e trupit e ndryshon sjelljen duke ndikuar në hormone. Përpjekja e vazhdueshme për ta bërë gjuhën e trupit më të mirë mund ta përmirësojë sjelljen e njeriut dhe ta bëjë personin të ndihet me më shumë vetëbesim.

Kompetenca

A keni menduar ndonjëherë se çfarë mesazhi përçon gjuha e trupit te tjerët për kompetencat e një personi? Duke i larguar frikat me një gjuhë pozitive të trupit, personi ndihet më i fuqishëm.

E zvogëlon kortizolin

Hormoni i stresit, kortizoli, konsiderohet se krijon efekte afatgjate negative dhe e dëmton performancën e individit.

Por, gjuha e mirë e trupit e redukton kortizolin dhe e minimizon stresin. Kjo iu ndihmon personave të performojnë më mirë në rrethana komplekse. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...