Fiksimi i momentit, sa kushton aksesori ‘trend’ që ka çmendur vajzat e famshme - Bota Sot
Fiksimi i momentit, sa kushton aksesori ‘trend’ që ka çmendur vajzat e famshme

Life style

Fiksimi i momentit, sa kushton aksesori ‘trend’ që ka çmendur vajzat e famshme

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 21:19
Ilustrim

Nuk ndodh shpesh që një aksesor i thjeshtë të kthehet në artikullin më “in” të sezonit të cilin e shihni kudo, në çdo ambient dhe tek të gjitha vajzat e famshme. Jemi duke folur për rripin e belit, atë të propozuar nga Gucci dhe Alessandro Michele, drejtori kreativ i kësaj marke që nga fillimi i vitit 2015.

Image

E kemi parë përdorimin e këtij rripi para disa sezonesh në Instagram, por tani jemi duke e parë kudo, të vendosur rreth belit, pantallonave, në versionin e hollë apo të trashë, atë të togëzës me gurë apo më të thjeshtë.

Sa kushton një i tillë? Kjo varet nga version që ju do të zgjidhni, rripi i belit Gucci nis nga 240 paund.

Aksesori më i dashur i vajzave të famshme mund të vendoset në të gjitha stilet e veshjes, që nga ato rock e deri tek ato më klasiket dhe romantiket, ashtu siç VIP-at propozojnë. Nuk duhet të habiteni nëse e shihni gjithashtu të kombinuar me fustane në tapetin e kuq ose duke krijuar kontrast i vendosur mbi xhaketën e një kostumi bazik.

Image

Kemi mësuar gjithashtu se kombinimi “print on print” është një tendencë dhe rripi i belit Gucci, është menduar si ideal për të bërë ndarjen mes tyre në mënyrën më perfekte dhe më moderne të mundshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...