Disa mënyra për të trajtuar lëkurën e stresuar brenda dhe jashtë

Life style

Disa mënyra për të trajtuar lëkurën e stresuar brenda dhe jashtë

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 07:13
Ilustrim

Ju mund të shpenzoni shuma të mëdha parash për maska fytyre apo në masazhe, por ka një tjetër anë të cilës ju mund të mos i kushtoni rëndësi, mirëqenia emocionale. Stresi emocional mund të shkaktojë shumë probleme në lëkurë si akne, psoriasis, apo ekzemë, thonë psikodermatologët. Stresi i lëkurës mund të kthehet në një rreth vicioz dhe kështu problemet tuaja mund të vazhdojnë për shumë vite me radhë. Megjithatë ka disa mënyra që do ju ndihmojnë të shëroni lëkurën e stresuar si brenda dhe jashtë. Si fillim duhet të merrni pak kohë për t’u relaksuar. Mjafton të kaloni disa çaste me veten apo miqtë duke bërë diçka që doni dhe do të ndjeheni shumë më mirë, gjithashtu edhe lëkura juaj. Një rëndësi të veçantë duhet t’i kushtoni gjumit tuaj. Nëse ju flini dhe zgjoheni në të njëjtin orar çdo ditë nuk do të keni më të njëjtat probleme me lëkurën. Duhet patjetër të shkoni dhe të bëni vizita tek dermatologu, sepse vetëm ai mund të caktojë çfarë problemi keni dhe çfarë ju duhet për ta trajtuar. Një jetesë e shëndetshme në përgjithësi do t’ju ndihmojë shumë për të pasur sa më pak stres dhe lëkurë të pastër. Duhet të shmangni kafeinën, alkoolin dhe pirjen e duhanit. I vendosni qëllim vetes që ta hani në mënyrë të balancuar dhe të konsumoni sa më shumë fruta e perime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat