Java e modës në milano, Prada e Pilotto prezantojnë koleksionet pranverore - Bota Sot
Java e modës në milano, Prada e Pilotto prezantojnë koleksionet pranverore

Life style

Java e modës në milano, Prada e Pilotto prezantojnë koleksionet pranverore

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 15:02
Prada e Pilotto

Marka prestigjioze Prada dhe stilisti i famshëm Peter Pilotto kanë çelur Javën e Modës që po mbahet në Milano.

Modelet e Pradas prezantuan në pasarelë një koleksion pranveror, për të cilin stilistja italiane, Miuçia Prada, tha se tregon “fuqinë e grave mbi veshjen”.

"Jam munduar të punoj që njeriu të jetë më i rëndësishëm se rrobat dhe moda,"-u tha Prada gazetarëve. "Është më shumë për stilin personal sesa për modën."

Veshjet ishin përgjithësisht të lehta, pëlhurat me shirita shumëngjyrësh, fustane lëkure me bel, pallto të zeza me butona të bardhë, pantallonat me prerje të gjera nga fundi. Ndërsa tek sandalet, platformat dhe çizmet mbizotëronin ngjyrat ose printimet lëkurë gjarpri.

Dyshja e stilistëve me qendër në Londër, Peter Pilotto dhe Christopher De Vos sollën një koleksion diellor, duke ndezur me shumë ngjyra pasarelën. Spikatën edhe veshjet për meshkuj ku mbizotëronin printimet me lule të ndritshme, portokalli, jeshile, bojëqielli dhe rozë.

“Ne duam ta eksplorojmë një lloj neutral të gjinisë së veshjes, që në varësi të mënyrës sesi ajo vishet mund të jetë shumë mashkullore ose shumë femërore. Dhe ne mendojmë se kjo është një mënyrë shumë moderne,"-tha Pilotto.

Java e modës në Milano pritet të sjellë me dhjetëra koleksione të stilistëve me ndikim  në industrinë e modës, të cilët përcaktojnë edhe tendencat për pranverë-vërë 2020.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...