A e dini pse disa këngë na mbesin në mendje dhe ngjallin emocion? - Bota Sot
A e dini pse disa këngë na mbesin në mendje dhe ngjallin emocion?

Life style

A e dini pse disa këngë na mbesin në mendje dhe ngjallin emocion?

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 20:42
Ilustrim

Ndoshta e keni një këngë që shpesh herë ju ‘qon në një vend tjetër’ momentin që e dëgjoni melodinë e parë.

Mund të jetë një moment në jetë, një shumicë me emocione, apo ndonjë këngë që ju flet dhe që nuk mund të qëndroni pa e dëgjuar gjithkund ku shkoni.

Ndonjëherë na duket e tepërt ta dëgjojmë çdo 3 minuta, por juve nuk ju mjafton, raporton “Geeky Camel”.

Ju nuk jeni të vetmit që përjetoni këtë gjë, mirëpo pse truri jonë e ka nevojën ta dëgjojë atë këngë specifike gjatë gjithë kohës?

Për të kuptuar këtë gjë, duhet t’i kuptojmë edhe kategoritë e këngëve që i dëgjojmë. Disa njerëz thonë se janë disa këngë të lehta dhe të ëmbla që bëjnë që t’i dëgjojmë gjatë gjithë kohës, sepse nuk janë të vështira për t’i mbajtur mend.

Po ashtu, këto këngë mund të lidhen edhe me ndonjë kujtim dhe moment që kemi përjetuar në të kaluarën dhe këto këngë e prodhojnë një lloj lidhje të thellë më ato momente. Kështu, duket se truri dhe mendja jonë është duke kërkuar një mënyrë që ta ruajmë gjendjen shpirtërore dhe për këtë arsye nuk ndalemi së dëgjuari atë këngë.

Sa i përket çështjes se sa shpesh i dëgjojmë dhe kur është e mjaftueshme që të ndalojmë së dëgjuari atë këngë, është bërë po ashtu një hulumtim, ku kanë ardhur në përfundim se këngët rock dhe pop kanë qenë zgjidhjet më të shpeshta. 86% e njerëzve kanë pranuar se ata e dëgjojnë atë këngë të paktën një herë në javë, ndërsa të tjerët kanë raportuar se e dëgjojnë çdo ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...