Truk i thjeshtë i cili garanton dukje natyrale të pudrës - Bota Sot
Truk i thjeshtë i cili garanton dukje natyrale të pudrës

Life style

Truk i thjeshtë i cili garanton dukje natyrale të pudrës

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Nuk është e lehtë të gjendet pudra e cila perfekt i përshtatet ngjyrës së tenit tuaj, si edhe ta përdorësh ashtu që të duket natyrshëm, e jo të duket si maskë

Mirëpo artisti i grimit, Wayne Goss, për revistën Cosmopolitan ka zbuluar një truk i cili, siç thekson ai, garanton dukje natyrale të pudrës, ndërsa me atë raste është edhe shumë i thjeshtë.

Detyrë e çdo pudre të mirë është të mbulojë të metat në fytyrë dhe të zbukurojë lëkurën e fytyrës suaj…

Në të vërtetë, e gjitha që duhet të bëni është që me rastin e qitjes në fytyrë të pudrës në të të shtoni një pikë vaj.

Goss rekomandon vajin e bajameve apo vajin e jojobës, mirëpo thotë edhe që nuk do të gaboni nëse zgjidhni edhe cilindo vaj të bukurisë, sipas shijes suaj.

Për këtë truk ju nevojiten vetëm disa minuta, ndërkaq efekti vërtet është spektakolar!

Kur vajin ta shtoni në pudër, ai ndryshon teksturën dhe bëhet më i lëmuar, andaj më lehtë mund ta qitni dhe ta lyeni nëpër fytyrë, gjë që do të thotë që do t’ju nevojitet një sasi më e vogël.

Rezultati do të jetë i mrekullueshëm dhe i ten i shndritshëm, i cili duket plotësisht natyrshëm sikur nuk keni përdorur fare pudër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...