Ekzistojnë 7 lloje të dashurisë

Life style

Ekzistojnë 7 lloje të dashurisë

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 06:12
Ilustrim

Dashuria është një nga ndjenjat më të thella, që njerëzit përjetojnë. Ajo është më e madhe se ne, që do të thotë, edhe pse ne mund ta fitojmë atë në jetën tonë, ne nuk kemi kontroll mbi të. Ndoshta kjo është arsyeja pse 72% e njerëzve besojnë në dashuri më shikim të parë.

Ndonjëherë, dashuria me të vërtetë godet, si një rrufe në qiell dhe ju nuk jeni të përgatitur për të.

Fjala dashuri është përdorur si nje shprehje e ndjesisë për dikë tjetër (të dua), por gjithashtu e shpreh edhe kënaqësinë (e dua çokollatën).

Për ta bërë edhe më të komplikuar, fjala “dashuri” e shpreh gjithashtu edhe një virtyt njerëzor, që është i mbështetur në dhembshuri, afeksion dhe mirësi.

Grekët e lashtë i kanë përdorur 7 fjalë për të përcaktuar gjendjet e ndryshme të dashurisë, transmeton Ekonomia Online:

Storge – ndjenjë natyrale, dashuria që e ndan me familjen

Philia – dashuria që keni për miqtë

Eros – dëshira seksuale dhe erotike

Agape – kjo është dashuria pa kushte, ose dashuria hyjnore

Ludus – kjo është dashuria lozonjare, dashuri fëmijësh ose flirtimi

Pragma – dashuria që zgjatë shumë. Dashuria e të martuarve

Philautia – dashuria për veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat