Kuraja e të qenit femër - Bota Sot
Kuraja e të qenit femër

Life style

Kuraja e të qenit femër

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 09:06
Ilustrim

Çdo femër gjendet përballë zgjedhjeve thelbësore në jetën e saj: të martohet me një burrë apo ta refuzojë; të bëjë karrierë apo të pranojë që ta mbajë një burrë; të lindë një fëmijë në rast se mbetet shtatzënë; të jepet pas një aventurë jashtë martesore… Çfarë të zgjedhë? Cilën rrugë? Me çfarë çmimi?

Të marrësh përgjegjësitë e një zgjedhjeje është thelbësore dhe jo gjithmonë e lehtë: shpesh çmimi i vërtetë i çfarëdolloj gjëje paguhet me atë çka jemi të detyruar të heqim dorë. Kur jeni në udhëkryq mund të zgjidhni në doni të jeni “heroinë” ose “jo heroinë”. ‘Jo heroina’ bashkohet me zgjedhjen e dikujt tjetër, duke pranuar dhe miratuar me një mungesë entuziazmi, që më pas të ankohet për atë vendim: “Nuk është kjo ajo që doja!

Vendose ti edhe për mua! Ishte ideja jote! Bëjmë gjithmonë atë që do ti!” Një femër ‘jo heroinë’ nuk e pranon se nuk ka marrë asnjëherë një pozicion. Pas pyetjes: “E dashur çfarë dëshiron të bëjmë?” gjithmonë përgjigjet “Vendos ti. Si të duash ti, për mua nuk ka problem!”. Një tjetër model i ‘jo heroinës’ është se qëndron e heshtur përballë një vendimi, e pasigurt për ndjenjat e veta, ose e pavendosur se si duhet të veprojë, sepse në të vërtetë nuk do që të heqë dorë nga asnjë mundësi, duke u arratisur nga marrëdhëniet kur ato fillojnë të bëhen impenjative ose nga zgjedhje profesionale kur ato kërkojnë kurajë, kohë dhe mundim. Në fakt, zgjedh të mos veprojë dhe mund të qëndrojë me vite përballë atij udhëkryqi, para se të kuptojë se jeta po i ikën.

Afirmimi i vetes është një detyrë heroike për femrat që janë mësuar të jenë miratuese ose që kanë hequr dorë nga çdo nevojë e tyre për partnerin, dhe në përgjithësi për ato që janë kujdesur më parë vetëm për nevojat e të tjerëve. Të kuptoni se duhet të bëni zgjedhje jo të kënaqshme mund të jetë një surprizë e hidhur, edhe për atë lloj femrash që janë gjithmonë të guximshme, të pavarura.

Detyra e tyre heroike është që të bëhen më të brishta; akti i tyre i heroizmit do të jetë ai që të vënë veten në lojë mbi ndjenjat, t’u besojnë të tjerëve. Për ato, zgjedhja që kërkon kurajë, është që t’i japin besim dikujt, të kujdesen për dikë e madje edhe të kenë nevojë për dikë. Të kuptuarit këtë gjë me qartësi dhe profesionalizëm mund të jetë e lehtë, por ideja e martesës dhe të pasurit fëmijë kërkon gjithë guximin e tyre, duke vënë në punë logjikën, por mbi të gjitha zemrën. Heroina duhet të marrë vendimet në kohën e duhur, të jetë e vetëdijshme se bëhet fjalë për jetën e saj dhe se do të jetë ajo dhe vetëm ajo që më pas do të ‘vuajë’ pasojat.

Sido që të jetë, heroinë ose jo, të qenit femër është një nga dhuratat më të bukura e të rëndësishme në jetë. Të jesh femër, para së gjithash, do të thotë të jesh e pavarur, e vetëdijshme për vlerat dhe pasuritë personale, si dhe të mos biesh pre e modeleve dhe koncepteve të paracaktuara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...