Ekspertët: Nuk ka dashuri në shikim të parë

Life style

Ekspertët: Nuk ka dashuri në shikim të parë

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Ekspertët theksojnë që dashuria në shikim të parë nuk ekziston dhe fjala është për joshjen e parë të fuqishme, përkatësisht për dëshirën e madhe

Në një hulumtim dashurinë në shikim të parë e kanë përjetuar kryesisht meshkujt, mirëpo asnjëra nuk ka qenë e dyanshme.

Ndonëse shumica besojnë në dashurinë në shikim të parë, ekspertët theksojnë që ajo nuk ekziston dhe fjala është për joshjen e fuqishme fillestare, përkatësisht për dëshirën e madhe.

Këtë e ka treguar studimi i ri i publikuar në Journal of the international association for relationship research.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 200 persona të intervistuar, të cilët kanë pasur takime dashurore, pas të cilave kanë treguar çfarë lloji joshjeje kanë ndier ndaj partnerit me rastin e çdo takimi.

Hulumtimi ka qenë i ndarë në tri faza: anketa nëpërmjet internetit, studimi laboratorik dhe takimet e drejtpërdrejta të cilat nuk kanë zgjatur më shumë e 90 minuta.

Pas takimit pjesëmarrësit e hulumtimit i kanë pyetur a kanë ndier diçka ngjashëm me dashurinë në shikim të parë dhe sa kanë ndier joshje fizike ndaj atij personi.

Janë marrë në konsideratë tre komponentë: intimiteti, përkushtimi dhe afshi.

Vetëm 32 të intervistuar kanë thënë që kanë ndier dashuri në shikim të parë, ndërkaq komponenti më i përfaqësuar dashuror ishte joshja.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 60 për qind femra, ndërkaq dashuri në shikim të parë kryesisht kanë përjetuar meshkujt. Asnjëra nuk ka qenë e dyanshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat