6 shenjat e zodiakut që janë gënjeshtarë të shkëlqyer - Bota Sot
6 shenjat e zodiakut që janë gënjeshtarë të shkëlqyer

Life style

6 shenjat e zodiakut që janë gënjeshtarë të shkëlqyer

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Të gjithëve na ndodh që të themi ndonjëherë gënjeshtra të vogla. Gënjeshtra thuhet për një qëllim të mirë, për të shmangur disa probleme, për të bërë një përshtypje më të mirë te njerëzit ose sepse, për fat të keq, është një lloj varësie. Secili nga ne ka gënjyer në periudha të caktuara të jetës së tij, por sipas astrologjisë, disa shenja të zodiakut kanë më shumë gjasa ta bëjnë këtë.

Le të zbulojmë se cilat janë:

Akrepi

Është shenja që është në gjendje të manipulojë më mirë njerëzit dhe të vërtetat. Një profesionist i vërtetë për ta bërë veten të besueshëm dhe nuk ka gjasa të zbulohet. Asnjë shenjë tjetër nuk mund të krahasohet me aftësinë e Akrepit që padyshim shkëlqen. Ai është aq i mirë në gënjeshtra sa mund të ketë vështirësi në kujtimin e të gjitha gënjeshtrave ka thënë.

Binjakët

Ata që kanë lindur nën shenjën e Binjakëve janë shumë të mirë në gjetjen e strategjive për të manipuluar realitetin e gjërave dhe njerëzve. Në këtë pikë ata janë shumë të ngjashëm me Akrepin, ata janë gjithmonë shumë origjinal dhe qesharak kur gënjejnë. Kjo është arsyeja pse ata falen më lehtë për disa gënjeshtra të vogla, të këndshme!

Peshqit

Jemi mësuar të mendojmë se ata që lindin nën shenjën e Peshqve kanë një shpirt të thjeshtë dhe një temperament artistik, por në realitet, kur bëhet fjalë për gënjeshtrën, ata kanë shumë pak rivalë. Duke qenë më intuitivë se shumica e njerëzve, ata ndërtojnë gënjeshtra të arta që zbulohen vetëm shumë kohë më vonë.

Peshorja

Po, edhe ata që kanë lindur nën shenjën e Peshores gënjejnë. Manipulues të shkëlqyeshëm, ata gënjejnë për të shmangur problemet, për t’u dukur më mirë dhe për të marrë gjithçka që dëshirojnë. Ata me siguri e meritojnë thënien: “gënjejnë më shumë sesa flasin” ose edhe më mirë “në gjashtë gjërat që tha, shtatë janë gënjeshtra” Nuk është shumë e thjeshtë të zbulosh gënjeshtrat dhe hipokrizitë e tyre. Zakonisht versioni i asaj që ata thonë ndryshon disa herë dhe kjo i bën të tjerët konfuz.

Gaforrja

Në dallim nga shenjat e tjera, Gaforrja nuk gënjen për të manipuluar ose dëmtuar të tjerët. Përkundrazi, ajo tenton të ekzagjerojë realitetin e gjërave, të dramatizojë, të ngjyrosë tregimet. Pra, pavarësisht se është ndër shenjat më gënjeshtare të zodiakut, merita është se janë të padëmshme.

Ujori

Ujori, ashtu si Gaforrja, nuk gënjen për të dëmtuar ose shkatërruar dikë ose diçka. Ndonjëherë e bën thjesht sepse e sheh të bukur për të parë “kapjen e peshkut”. Kjo nuk e shfajëson atë dhe mbetet akoma një gënjeshtar i shkëlqyeshëm i cili, nëse zbulohet, e mohon deri në të pamundurën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...