Me kë ju ka njoftuar herën e parë partneri tregon çfarë marrëdhënie dëshiron me ju

Life style

Me kë ju ka njoftuar herën e parë partneri tregon çfarë marrëdhënie dëshiron me ju

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 21:55
Foto ilustrim

Fillimi i çdo lidhjeje është natyrshëm emocionues. Megjithatë, është moment i veçantë kur partneri juaj ju njofton me personat e tij të afërt

Pos që me siguri brenda vetes suaj do të shpresoni që do t’i pëlqeni, pikërisht ata njerëz do t’ju ndihmojnë që partnerin apo partneren tuaj ta njihni tërësisht në një mënyrë tjetër.

Mirëpo, a keni pyetur ndonjëherë përse më parë ju ka njohur me prindërit, kolegët e punës apo mbase me mikun më të mirë?

Ajo se kë e ka zgjedhur për njohjen e parë zbulon shumë për të.

Kolegët e punës

Një gjë është e sigurt – karriera luan rol të rëndësishëm në jetën e tij dhe mos u çuditni edhe nëse kolegët e punës i janë bërë miq të afërt.

Ekziston edhe një opsion i cili nuk është edhe aq i shkëlqyeshëm. Është e mundshme që në lidhjet e mëparshme ka dështuar, andaj ka vendosur që më parë t’ju njoftojë me kolegët, në vend se me njerëzit të cilët i ka të afërm.

Miqtë

Rrethi i afërm tij i miqve më së miri e njohin dhe mendimet e tyre ai më së shumti i respekton.

Megjithatë, kjo njohje me siguri do të jetë “më e padhembshme”, sepse, nëse asgjë tjetër, gjithmonë mund të bisedoni mbi anekdotat të cilat ju dhe ai, por edhe miqtë e tij, i kanë përjetuar me të.

Familja

Edhe pse nuk ndodh shpesh që disa njerëz partnerët e tyre të rinj më parë t’i njoftojnë me anëtarët e familjes.

Kjo ka anën vet pozitive. Familja e konsideron të rëndësishme dhe ky me siguri është personi i cili kërkon “dashuri të përhershme”. Natyrisht, kini kujdes vetëm që familja e tij në fund të mos ketë fjalën kryesore në lidhjen tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat