Cilin partner duam në jetë?

Life style

Cilin partner duam në jetë?

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 18:36
Ilustrim

Zgjedhja e partnerit mund të jetë një veprim instinktiv apo i matur, i bazuar mbi një zgjedhje të saktë e të mirëmenduar. Cila është mënyra më e mirë për të zgjedhur partnerin perfekt? Si mund të kuptojmë se cili është partneri që duam në jetë?

1. Mbi çdo gjë tjetër duhet të kuptoni se partneri perfekt, me shumë gjasa, nuk ekziston

Thënë këtë, mund të kërkoni të kuptoni se çfarë duhet bërë për të zgjedhur partnerin e përshtatshëm. Arsyet e vërteta për zgjedhjen e të duhurit janë instinktive, emocionale, të lidhura me fëmijërinë, me qenien, me sfondin kulturor dhe atë ambiental. Kjo do të thotë që, me vetëdije apo jo, jeni të tërhequr nga njerëz që kanë diçka që, në njëfarë mënyre, të paktën në dukje ju plotëson. Në të vërtetë, shumë çifte, mbi të gjitha kur zgjedhja është e dominuar nga instinkti, me kalimin e viteve (madje edhe më herët) pendohen. Divorci dhe ndarja janë pas dere dhe, papritmas, kuptoni se keni para syve një të panjohur. Ndaj, çfarë duhet të bëni për të zgjedhur partnerin e duhur? Bëhet fjalë për një pyetje, së cilës është pothuajse e pamundur që t’i jepni një përgjigje të saktë, por gjithsesi mund të shuani ndonjë dilemë, bazuar në studimet psikologjike, por edhe nga vëzhgimet dhe në jetën e përditshme.

2. Para së gjithash duhet të mësoni të njihni mirë veten dhe të mos gënjeni

Dilni para pasqyrës dhe pyesni veten: a e di se çfarë dua? E di se çfarë dua? E di se cila jam? Por mbi të gjitha e dimë se mashkulli perfekt (apo femra perfekte) nuk ekziston dhe, nëse ekziston, nuk do të jetë asnjëherë për ne.

Nuk bëhet fjalë për zhgënjim, por të merrni në konsideratë një këndvështrim realist, por edhe psikologjik e njohës. Njohës sepse duhet të bazohet mbi njohjen e vetvetes, të karakterit dhe të asaj që duam në jetë. Psikologjikisht, sepse nuk duhet të bazohet në mashtrim. Duam një mashkull të matur pasi nuk kemi pasur pranënjë figurë atërore, të pranishme dhe na mungon kjo gjë? E duam më të vogël në moshë, sepse duam ta “dominojmë”? Shpesh partneri i duhur është ai që nuk e kemi kuptuar asnjëherë, ai që na sheh fshehtas, ai që takojmë herë pas here në lokal, në stacion të autobusit, në zyrë apo ndonjë festë. Partneri perfekt është ai që, me kohën, edhe duke ndryshuar, mbetet gjithmonë në zemrën dhe në mendjen tonë.

3. Edhe pse gjithçka nis me dashurinë me shikim të parë, nevojitet që të përpunoni çdo hap

Mos psikanalizoni ndjenjën, por jepini vetes pak kohë, pak hapësirë. Dashuria që ju bën të kaloni kontinentet apo të rrugëtoni natën nëpër shkretëtira pa fund, që ju bën të ngjisni malet, pak kohë më vonë, duket sikur venitet. Ato që mbeten mund të jenë dyshimet, pakënaqësitë, por edhe një siguri e ëmbël, diçka që, si një endorfinë, pranë partnerit, na dhuron mirëqenie, dëshirë për të ndërmarrë një rrugëtim së bashku.

4. Bashkëveprimi, sekreti i qëndrueshmërisë në çift

Bashkëpunimi është sekreti i një marrëdhënieje afatgjatë e të shëndoshë. Por kujdes, kjo nuk do të thotë që të dy partnerët duhet me patjetër të kenë një sjellje bashkëvepruese që në fillim. Mjafton që njëri prej të dyve të jetë mendjehapur, bashkëveprues, si një person i matur dhe i fortë. Pjesa tjetër, për aq kohë sa partneri nuk është një person ekstremisht i pasigurt dhe i pamatur do të rrjedhë natyrshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat