Avantazhet e martesës së hershme

Life style

Avantazhet e martesës së hershme

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Martesa e hershme është kur një çift martohen para moshës 25 vjeç, zakonisht kur ju jeni rreth 20-21 vjeç. Megjithatë, nuk duhet të ngatërrohet me martesën e parakohshme e cila përfshin fëmijët. Jo vetëm që është martesa e mirë për shëndetin tuaj, por edhe për marrëdhënien tuaj. Përveç se jeni të ri, ajo ju mban të lumtur, përmirëson marrëdhënien tuaj me bashkëshortin dhe më shumë.

Cilat janë avantazhet e tjera?

1. Së pari, nuk ka kohë e përkryer.

Kurrë nuk do të vijë një kohë kur ju të mendoni që ju jeni “gati për tu martuar”.

2. Kur martoheni në moshë të re nuk ka presion për të pasur fëmijë. Ndaj e gjithë koha është në dispozicion të çiftit.

3. Pranojeni apo jo, të njëzetat janë vitet më të mrekullueshme të jetës tuaj. Ajo kohë nuk ktheht kurrë më. Martesa në këtë moshë hap një botë krejt të re për çiftin, ku ata zbulojnë të reja çdo ditë, së bashku. Udhëtimi juaj i parë jashtë shtetit, dita juaj e parë në punën ëndërrave, ditën kur keni blerë makinën tuaj të parë –nuk dëshironi ta përjetoni me gruan?

4. Do të jeni një “baba i ri ose nënë e re ” për fëmijën tuaj.

5. Bëheni më të rritur. Ju bëheni përgjegjës në një moshë të re, e cila jo vetëm reflekton në jetën tuaj martesore, por edhe në karrierën tuaj.

Është në të mirën tuaj nëse ju keni një mik shpirti në këtë fazë të jetës, për shkak se ju të dy do të rriteni së bashku. Ju njihni njëri-tjetrin në fillim, dhe pastaj përgjegjësitë familjare do të vijnë shumë më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat