Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që çmendin të gjithë burrat - Bota Sot
Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që çmendin të gjithë burrat

Life style

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që çmendin të gjithë burrat

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

PESHORJA: Këto kohë po lexojmë aq fjalë të mira për Peshoren. Gruaja Peshore nxjerr vetëm mjaltë nga goja, karakterizohet nga një harmoni dhe sens i të drejtës që do t’ia kishte zili kushdo. Di të japë shumë dashuri, është mirëkuptuese, ngacmuese kur duhet dhe me këmbë në tokë. E çfarë ju duhet tjetër?

SHIGJETARI: Vajzat dhe gratë që i përkasin kësaj shenje mund të konsiderohen pa frikë ‘’uzurpueset’’ më të ëmbla të zemrës. Janë aq të ëmbla, të këndshme, plot botë, natyra empatike, besnike dhe ndoshta njohëset më të mira të artit të të folurit, ndaj e vështirë të mos e humbësh kokën pas tyre. Në qoftë se ne jetën tuaj keni njohur një grua Shigjetar, është e pamundur ta kesh harruar pasi lë shenjën e saj kudo.

UJORI: Në pamje të parë femrat Ujor duken aq të ndjeshme dhe të brishta, por pas tyre fshihen luanesha të vërteta që ia arrijnë të shkëlqejnë kudo. Edhe pse natyra ëndërrimtare nuk është gjithmonë në anën e tyre, ato ia dalin të triumfojnë. Ka një siguri të paparë, shumë durim dhe vullnet për t’u shkuar gjërave përpara, sipas living. Janë të drejtpërdrejta, lozonjare, të shkathëta, dinë si të të bëjnë për vete dhe të mos i harrosh kurrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...