Negativiteti kronik mund t’ju vret dhe kjo është dëshmuar edhe shkencërisht.
Personat që sjellin negativitet mund t’jua shkatërrojnë jetën.
Me siguri se secili prej jush keni një koleg ose shok/shoqe toksik që gjithmonë jua thithë energjinë.
Nëse veç e keni vështirë t’i identifikoni personat e tillë, atëherë më poshtë ju sjellim disa prej gjërave të cilat vetëm personat toksikë i bëjnë dhe që duhet t’ju shërbejnë si shenja për t’u larguar nga ta.
Manipulimi dhe kontrolli
Njerëzit toksikë manipulues nuk janë të interesuar në ju apo në ndjenjat që i keni.
Ata thjesht e përdorin këtë “armë” për t’ju kontrolluar në mënyrë që të bëheni pjesë e planeve të tyre.
Manipuluesit zakonisht e ndryshojnë kuptimin e asaj çfarë keni thënë, ju bëjnë të ndiheni si të çmendur, e luajnë viktimën, etj.
Mos kërkimi i faljes
Pavarësisht çfarë bën një person toksik, sipas tij/saj asnjëherë nuk e ka fajin. Është vështirë të ballafaqoheni me personat toksikë për këtë gjë.
Zakonisht personat toksikë fillojnë të fjalosen dhe mundohen ta mbrojnë vetveten në vend se të kërkojnë falje.
Nuk e pranojnë fjalën “jo” si përgjigje
Personat toksikë në plot kuptimin e fjalës ju bëjnë të frikësoheni për të thënë “jo”. Nëse ju pyesin diçka dhe refuzoni, ata fillojnë t’ju manipulojnë për ta marrë përgjigjen që e dëshirojnë.