Pse motra e madhe është personi më i rëndësishëm në jetën tuaj

Life style

Pse motra e madhe është personi më i rëndësishëm në jetën tuaj

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 18:13
Ilustrim

Nëse keni motër të madhe, atëherë me siguri se fshiheni prapa saj kur keni probleme, e “detyroni” t’jua kryejë detyrat, e madje edhe i merrni rroba.

Por, ka shumë gjëra tjera për të cilat duhet ta falënderoni motrën e madhe.

Sipas psikologëve, të pasurit motër jua përmirëson qëndrueshmërinë mendore dhe zhvillimin e përgjithshëm.

Fëmijët të cilët rriten me motra përreth tyre janë më të lumtur dhe kanë më shumë sukses si të rritur.

Motra e madhe jua ulë rreziqet e divorcit në të ardhmen

Ekspertët kanë zbuluar se ata të cilët kanë motra të mëdha kanë më pak shanse të shkurorëzohen në të ardhmen.

Një aspekt i këtij zbulimi befasues është se pasja e motrës ju bën më të pjekur dhe më pak të vetë-përqendruar kur rriteni.

Ajo gëzohet për ju, si dhe ju ndihmon t’i ndiqni ëndrrat

Ka shumë gjëra të cilat ajo jua mëson e që nuk i keni mësuar ende. Gjithmonë e keni motrën e madhe një person në të cilën mund të mbështeteni.

Motra e madhe ju inspiron të bëheni më e mirë dhe t’i arrini qëllimet që i keni.

Jua përmirëson shëndetin mendor duke qenë pranë jush

Sipas shkencës, rritja afër motrës së madhe i zvogëlon ndjenjat negative tek adoleshentet.

Nëse keni motër të madhe, ju nuk ndiheni e vetmuar, fajtore dhe e pa dashur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat