Doni të gjeni dashurinë? Bëhuni…

Life style

Doni të gjeni dashurinë? Bëhuni…

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 23:10
Ilustrim

T’i japësh vetes hapësirë dhe të ndjekësh interesat personale ndihmon në gjetjen e partnerit të duhur.

Po po, është shumë e saktë, por kini kujdes: nuk ekziston vetëm egoizmi në kuptimin e egos së trishtë. Flasim për një egoizëm pozitiv, qasja që ju vë në qendër të skenës. Kur dashurohemi shpesh herë përfundon duke i dhënë partnerit gjithë hapësirën në dispozicion. Ose një “ne” e papërcaktuar. Realiteti është se ne nuk mund t’i hapim një rol një tjetri, pa pasur vetëdije për veten tonë.

Çfarë pasionesh keni? Çfarë ju pëlqen të bëni në kohën e lirë? Mos shpresoni të keni çdo përgjigje. Rimendoni pyetjet me qetësi, analizoni duke i sjellë ato në çdo ditë të jetës. Filloni të shijoni kohën që shpenzoni me veten tuaj duke bërë atë që dëshironi bashkë me njerëzit të cilët janë pjesë e jetës suaj. Mundohuni t’i jepni vëmendje dhe hapësirë vetes që do të donit të ishit: mund të bëni! Çdo moment rritemi dhe përmirësohemi falë mendimeve tona, frikës, plagëve që përkdhelim me dashuri. Zbuloni interesa të reja, dilni me njerëz që janë pozitivë, hidhuni në aventura të pa provuara më parë.

Nuk do të keni nevojë të takoni dikë, por në pak kohë shikimi juaj do të fitojë fuqinë e atyre që dashurojnë të ndajnë një lidhje pa pasur nevojën e asaj lidhjeje që të bën të ndjehesh e realizuar. Tanimë jeni duke bërë veten tuaj dhe bëheni jashtzakonisht e pasur me burime. Është ky moment kur do të takoni dikë, një person që është poashtu i lirë dhe në gjendje të gëzojë veten. Bëni vend në jetën tuaj… dhe tregohuni gjithnjë vigjilente. Mos harroni të ruani gjithmonë një hapësirë për veten tuaj: të udhëtoni, të rriteni, të qetësoheni, të dëgjoni zërin tuaj të brendshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat