Këto janë 5 manipulimet që ju bëjnë dyqanet për të fituar më shumë para

Life style

Këto janë 5 manipulimet që ju bëjnë dyqanet për të fituar më shumë para

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 23:31
Foto ilustrim

Ju jeni me nxitim për të shkuar në shtëpi dhe thjesht dëshironi disa vezë dhe qumësht në supermarket, por ato janë të fshehura në skajet e dyqanit.

Të gjithë mendojmë me vete: sa kaotike është të gjesh gjërat që dëshiron në një supermarket. Mirëpo, ju sigurojmë se asgjë nuk është kaotike. Është thjesht një strategji e mirëmenduar për të rritur shitjet. U çuditët apo jo?

Në këtë artikull do të keni mundësinë të zbuloni disa nga truket interesante që përdorin supermaketet për të rritur shitjet e tyre:

I ngatërrojnë klientët me qëllim

A keni menduar ndonjëherë pse arikujt që blihen zakonisht së bashku nuk vendosen pranë njëri-tjetrit? Kjo për shkak se supermarketet duan që ju të shëtisni nëpër dyqan me shpresën se do të bëni ndonjë blerje impulsive.

Artikujt me fitim të lartë vendosen në nivelin e syve

Dyqanet vendosin produktet e shtrenjta në lartësi, ku syri i shikon me lehtësi. Dhe anasjelltas, ata i vendosin produktet e lira në vende më pak të dukshme.

Karrocat e blerjeve janë të mëdha për një arsye

Një studim zbuloi se dyfishimi i madhësisë së karrocës së blerjeve rezultoi, që klientët të blinin 40% më shumë. Kjo është arsyeja pse me kalimin e viteve, përmasat e tyre janë rritur.

Muzika ndikon në blerje

Një studim i fundit zbuloi se muzika e këndshme në sfond rrit shanset që një blerës të kalojë më shumë kohë dhe të shpenzojë më shumë para në dyqan. Supermarketet gjithashtu preferojnë muzikë të lehtë në mënyrë që t’i qetësojnë klientët. Studimet zbuluan se muzika me një ritëm të ngadaltë i bëri klientët të blejnë 29% më shumë.

Vendosja e produkteve të qumështit dhe vezëve larg hyrjes

Qumështi dhe vezët gjenden gjithmonë larg hyrjes së dyqanit. Kjo strategji është e menduar mirë: pasi ju duke kërkuar qumështin dhe vezët që mund t’i blini përditë shikoni edhe gjëra të tjera të cilat mund t’ju “ngacmojnë” për t’i blerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat