Gjithçka që duhet të dini për trendin më të ri – tatuazhet në vesh

Life style

Gjithçka që duhet të dini për trendin më të ri – tatuazhet në vesh

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 15:00
Ilustrim

Tatuazhet në vesh së fundmi janë bërë një trend mjaft i madh në botë.

Por, para se të vendosni për një tatuazh të tillë, paraprakisht duhet t’i dini disa gjëra për këtë trend të caktuar të artit trupor.

Fillimisht, sigurohuni që ju pëlqejnë tatuazhet në vesh dhe dizajni të cilin e dëshironi.

Kjo pra është etjet e rëndësishme sepse trendet shkojnë e vijnë, por tatuazhet mbesin përgjithmonë.

Pas kësaj, duhet të mendoni me shumë kujdes për dizajnin tuaj.

Veshët e kanë një formë mjaft të çuditshme dhe nuk kanë shtrirje të rrafshët si shumica e pjesëve tjera të trupit.

Artistët e tatuazhit këshillojnë që të zgjedhni dizajne më të thjeshta, siç janë pikat, vijat apo gjethet.

Sa i përket procedurës, ekspertët thonë se tatuazhet në këtë pjesë shkaktojnë më pak dhimbje sesa në shumë zona tjera të trupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat