Çfarë duhet të keni parasysh kur ju shfaqen këto shenja në buzë?

Life style

Çfarë duhet të keni parasysh kur ju shfaqen këto shenja në buzë?

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 10:10
Ilustrim

Buzët tona kanë më se një milion nerva dhe janë shumë të ndjeshme. Ato kanë nevojë për kujdes të veçantë. Ndonjëherë ato mund të sinjalizojnë se keni probleme reale me shëndetin dhe duhet t’i kushtoni vëmendje këtyre kushteve.

Më poshtë ju sjellim disa prej shenjave që duhet të keni kujdes:

Buzë të thata dhe të çara

Tharja e buzëve tuaja mund të tregojë mungesë lagështie në pjesën tjetër të trupit. Mund të ndodhë edhe për shkak të temperaturës apo stresit. Në këtë rast, pini më shumë ujë dhe përdorni kremra hidratues. Gjithashtu, arsyeja e buzëve të çara mund të jetë një alergji.

Gungë në buzë

Gungat e buzëve mund të jenë të dhimbshme ose të pakëndshme, por shumiçën e kohës ato mund të jetë padëmshme ose mund të zhduken pa ndonjë trajtim. Mund të jetë një dëmtim, për shembull, pas një injeksioni të açidit hialuronik. Reagimet ndaj ushqimit gjithashtu mund të shkaktojnë këto kushte. Shumë shpesh ndodh që shkaku është një infeksion viral, si herpes dhe ka nevojë për trajtim të duhur mjekësor.

Buzë të fryra

Ënjtja mund të jetë një shenjë e një reaksioni alergjik. Nëse keni vënë re se buzët tuaja bëhen më të mëdha sa herë që përdorni disa produkte kozmetike, shpëtoni prej tyre.

Plasaritje në çepat e buzëve

Kur pështyma bllokohet në çepat e gojës, ajo than lëkurën dhe krijon plasaritje. Lagështira në çepat e buzëve, krijon kushtet për infeksione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat