Si ta pastroni më së miri xhezven nga njollat e forta dhe gurëzit

Life style

Si ta pastroni më së miri xhezven nga njollat e forta dhe gurëzit

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Për t’i eliminuar njollat e zeza është e nevojshme që kohë pas kohe të aplikoni një truk të vogël

Dy-tri kafe të ziera dhe xhezvja, ndonëse e keni larë, kanë marrë ngjyrë të errët. Pastaj aty janë edhe gurëzit kokëfortë të cilët vështirë mund t’i eliminoni.

Ne e kemi zgjidhjen.

Merrni një limon, pritni në copa të mëdha dhe qitni në xhezve. Qitni ujë deri në grykë, qiteni të vlojë dhe lëreni ashtu që me limon të qëndrojë gjatë natës.

Në mëngjes derdheni ujin dhe hidheni limoni, pastaj lajeni xhezven. Mbetjet e kafes dhe të gurëzve do të eliminohen.

Në të njëjtën mënyrë mund të veproni edhe me gjurmët e ushqimit të djegur në tenxhere.

Merrni një limon dhe qiteni në Coca-Cola, futeni në shporet që të vlojë, përzieni dhe qiteni në tenxhere. Tenxheren lajeni dhe fshijeni me leckë të pastër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat