Maska fantastike për flokë të mrekullueshëm

Life style

Maska fantastike për flokë të mrekullueshëm

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 15:48
Ilustrim

Përbërësit:

1 avokado

2 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja:

Shtypeni një avokado në një enë, derisa të krijohet një pastë homogjene.

Më pas, shtoni vajin e ullirit në avokadon e shtypur paraprakisht dhe përzieni mirë masën.

Aplikojeni maskën në flokë dhe lëkurë të kokës duke u fokusuar më shumë në majet e flokëve.

Mbuloni flokët me një kapele dushi ose qese dhe lëreni të qëndrojë kështu për 30 minuta.

Në fund, shpëlani flokët me ujë të ftohtë dhe lani me shamponin që e përdorni zakonisht.

Rezultatet e maskës: Si vaji i ullirit, ashtu edhe avokado, kanë veti hidratuese, që do të bëjnë flokët tuaja përpos të shëndetshme, edhe plot shkëlqim.

Avokado po ashtu përmban biotin, një vitaminë që redukton dëmtimet e flokëve dhe i bën ato më të forta.

Maska me fara liri

Përbërësit:

1 filxhan ujë

2 lugë gjelle fara liri

Përgatitja:

Zieni ujin në një tenxhere dhe më pas shtoni farat e lirit në të.

Vazhdoni ta zieni këtë përzierje në temperaturë të ulët-mesatare derisa uji të bëhet i trashë.

Më pas, largojeni tenxheren dhe lëreni të ftohet.

Kur masa të trashet, aplikojeni në flokë dhe lëreni të qëndrojë kështu për një orë.

Në fund, lani flokët me shamponin që e përdorni zakonisht.

Rezultatet e kësaj maske: Farat e lirit janë të pasura me acide yndyrore Omega 3 që do të ushqejnë flokët tuaja dhe do të rrisin elasticitetin e tyre.

Kjo maskë po ashtu ndihmon me zbokthin, ekzemën dhe problemet tjera të lëkurës së kokës.

Maska me vaj kokosi

Përbërësit:

2 luge gjelle vaj kokosi

2 lugë gjelle xhel aloe vera

3-4 pika të vajit të livandës

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit në një enë.

Aplikojeni këtë përzierje nga rrënjët deri në majet e flokëve.

Mbulojeni kokën me një peshqir dhe lëreni të qëndrojë kështu për një orë.

Në fund, shpëlani flokët me ujë të vakët.

Efektet e kësaj maske: Kjo maskë bën mrekulli në ushqimin e flokëve duke bërë kështu që ato të jenë plot volum dhe shkëlqim.

Ndihmon po ashtu edhe në parandalimin e rënies së flokëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat