Të mbështetur pas makinës siç i ka bërë nëna, çifti ‘kapet' gjatë momentit intim - Bota Sot
Të mbështetur pas makinës siç i ka bërë nëna, çifti ‘kapet' gjatë momentit intim

Life style

Të mbështetur pas makinës siç i ka bërë nëna, çifti ‘kapet' gjatë momentit intim

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 21:21
Çifti ‘kapet' gjatë momentit intim

Marrëdhëniet intime në natyrë mund të ‘tingëllojnë’ goxha emocionuese për disa persona.

Në dhomën e gjumit ju mund të jeni në kontroll të situatës, por, jashtë në natyrë s’i dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhë dhe se kë mund të ‘takoni’.

Një çift si duket është ‘vizituar’ nga makina e Google Maps ndërkohë që kalonin disa momente intime në një zonë të izoluar.

Image

Si duket qëlluan në vendin e gabuar, në kohën e gabuar.

Dyshja janë fotografuar nga makina e Google Maps ndërkohë që ndodheshin të mbështetur pas një fuoristrade KIA të bardhë.

Pamjet u publikuan më mediat sociale bashkë me përshkrimin:

Image

“U futa në Google Maps për të parë nëse mund të gjeja disa kafshë, por papritmas u ndesha me këtë pamjen e mrekullueshme. Google Maps është shpikja më e madhe, është më e madhe se Zoti. Big Brother po ju vëzhgon. Ju po bëni fëmijë dhe tashmë ne po ju shohim".

Ndërkohë që njerëzit e internetit e morën vesh për ‘prapësirat’ që po bënin në natyrë, çifti në fjalë me shumë mundësi as që e kanë vënë re prezencën e makinës pasi duken goxha të pashqetësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...