Mësoni çdo gjë për karakterin e vogëlushit: Çfarë zbulon zgjedhja e ngjyrës për fëmijën! - Bota Sot
Mësoni çdo gjë për karakterin e vogëlushit: Çfarë zbulon zgjedhja e ngjyrës për fëmijën!

Life style

Mësoni çdo gjë për karakterin e vogëlushit: Çfarë zbulon zgjedhja e ngjyrës për fëmijën!

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Ekspertët thonë që zgjedhja e ngjyrës, e cila dominon në vizatimet e fëmijëve, shumëçka mund të zbulojë për karakterin e vogëlushit tuaj

Nëse deri tani nuk i keni kushtuar kujdes ngjyrave të cilat dominojnë në vizatimet e vogëlushëve tuaj, përmirësoni gabimin dhe filloni t’i kushtoni kujdes.

Ekspertët shpjegojnë që zgjedhjen të cilën e bëjnë shumëçka mund t’ju tregojë për karakterin e fëmijës.

E kaltra

Ajo është ngjyra e dashur e vogëlushëve socialë inteligjentë dhe të kujdesshëm.

E verdha

Ngjyra e diellit është zgjedhje e qenieve të hareshme, të ngrohta dhe inteligjente.

E trëndafilta

Ky është përfundimisht tregues që fëmija juaj ka nevojë të theksuar për dashuri dhe respekt të më të afërmve, por edhe kujdes të rrethit.

E kuqja

Ka të bëjë me kureshtjen dhe nevojën e përhershme për shqetësime.

E gjelbra

Ngjyra e barit dominon në vizatimet e fëmijëve të cilët dëshirojnë të jenë ndryshe. Kanë shpirt të vërtetë artistik dhe prandaj adhurojnë lirinë dhe spontanitetin.

Vjollcë

Kjo nuancë zbulon vogëlushin i cili dëshiron të marrë iniciativën dhe është i sigurt në vetveten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...