Kujdes me ankthin e vjeshtës, simptomat dhe hapat si ta paradaloni - Bota Sot
Kujdes me ankthin e vjeshtës, simptomat dhe hapat si ta paradaloni

Life style

Kujdes me ankthin e vjeshtës, simptomat dhe hapat si ta paradaloni

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 15:17
Ilustrim

Por për miliona njerëz që vuajnë nga ankthi, madje edhe ata që nuk vuajnë, ardhja e vjeshtës e shton disi atë. Ata kanë ndjenja të fuqishme shqetësimi, nervozimi dhe paniku.

Simptomat e ankthit të vjeshtës përfshijnë: shqetësim; tensioni i muskujve; ripërtypje; sulme paniku; vështirësi në tretje; probleme me gjumin.

Hapat për të mposhtur ankthin e vjeshtës: Ecni jashtë gjatë drekës. Shtoni më shumë salmon dhe arra në dietën tuaj. Plotësoni kalendarin tuaj me hobi dhe data për takime mes miqsh. Merrni 10 minuta kohë për t’i kushtuar vëmendje pesë shqisave tuaja. Kushtojini vëmendje mendimeve.

Por çfarë është ankthi i vjeshtës?

Ju mund të pyesni veten pse jeni duke përjetuar një rritje të ankthit, veçanërisht nëse çrregullimet e ankthit nuk janë zakonisht pjesë e jetës suaj. Por kjo është një ndjenjë që mund të shoqërojë ndërrimet sezonale. Muaji i parë i vjeshtës është i vështirë për shumë prej nesh. Ndërsa nuk është teknikisht një diagnozë, shumë njerëz përjetojnë ankth vjeshtor.

“Është e lidhur me stresin, nervozizmin, tmerrin, probleme me gjumin dhe panik, por shkaktohet nga ndryshimi nga vera në vjeshtë”, shpjegon Mike Dow, autor i “Mendo, Vepro dhe Ji i lumtur”. Ai thotë se ankthi i vjeshtës shkaktohet nga parashikimi i kalimit nga vera në vjeshtë. Për shumë prej nesh, ardhja e vjeshtës do të thotë më shumë përgjegjësi, duke përfshirë kalimin e një kohe më të gjatë në punë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...