Për vajzat që mbajnë flokët me fije, këto janë nuancat që do dominojnë vjeshtën

Life style

Për vajzat që mbajnë flokët me fije, këto janë nuancat që do dominojnë vjeshtën

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 07:03
Ilustrim

Pavarësisht faktit nëse jeni kthyer në shkollë apo në punë, vjeshta është koha ideale për të ndryshuar ngjyrën e flokëve. Ndërsa në një kohë si kjo asnjë ngjyrë nuk është “in” ose “out” (sepse ju duhet të zgjidhni ngjyrën që ju pëlqen dhe ju shkon), ka gjithsesi një ndihmë të vogël nga stilistët dhe parukierët e sallove të njohura në botë.

Disa nga estetistët më të mirë të flokëve në Londër kanë ndarë tendencat që do të mbizotërojnë këtë vjeshtë.

Shumë nga nuancat që ata zgjodhën për këtë sezon të freskët kanë qenë të guximshme. Ata janë frymëzuar nga ngjyrat e grurit deri te tonet klasike të vjeshtës, si e verdha e artë dhe e kuqja e bakrit.

Në këto tendenca janë përfshirë edhe vajzat që zakonisht i mbajnë flokët me fije apo duan të eksperimentojnë me flokët e tyre natyrale.

Është koha për brunet: ato tashmë mund të luajnë me fijet, t’i kthejnë ato në ngjyra të ëmbla, si mjalti dhe ngjyrat e ngrohta, por mund edhe të eksperimentojnë me fije karote. Edhe brunet me tone natyrale mund t’u japin volum flokëve me fijet më të çelura.

Cila është ngjyra që dominon më shumë sezonin? Sigurisht, ajo e gjetheve të zverdhura. Një bazë çokollate me fije karote është thjesht…. E ngrënshme.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat