Gabimet e bukurisë që ju plakin më shpejt

Life style

Gabimet e bukurisë që ju plakin më shpejt

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 20:02
Ilustrim

SHARE

 

TWEET

 

SHPERNDAJ

 

EMAIL

 

COMMENTS

1. “Kujdes nga pluhuri” paralajmëron grimieri i famshëm, Georgie Eisdell. Përdorimi i shumtë mund të krijojë disbalancë të ngjyrës së lëkurës. Përdorni një furçë me gëzof për të vendosur siç duhet pudrën, e cila duhet të jetë e tejdukshme dhe të qëndrojë bukur në lëkurë.

2. Buzëkuqi mat është krejtësisht në trend tani, por ka një mënyrë të duhur dhe një të gabuar në përdorimin e tij. Para së gjithash duhet të jeni të sigurt që nuk po e shtresëzoni atë në buzë. Mbulimi i rëndë ju bën që buzët të duken më të holla dhe ju rrit 15 në moshë. Kjo është arsyeja pse grimierja Fiona Stiles shpjegon faktin se pse buzëkuqi mat duhet hapur i plotë, por në mënyrë pak të tejdukshme.

3. Make-up-i vepron në të njëjtat koncepte si çdo art tjetër vizual: Ndriçon portretin, fsheh njollat e zeza. Kur ju keni rrathë të zinj nën sy, make-up ju nxjerr në pah rrudhat. Përdorni më parë në fytyrë një lloj vaji dhe pak pudër në mënyrë që të fshihen sado pak shenjat në fjalë.

4. “Shumë femra mbajnë grim gjatë ditës, rimelin apo penelin, por ato nuk e dinë që këto produkte shkaktojnë rrudha”, thotë Stephen Sollitto një njohës i mirë i fushës së kozmetikës. Rekomandimi i tij është: “Mbani kremra pastrimi në çantë, për t’u kujdesur gjatë ditës për lëkurën tuaj. Do të dukeni më e freskët dhe natyrisht, më e re”.

5. Kujdes me korrigjimin e vetullave. Një vijë më shumë e zgjatur apo trashje e saj mund të prishë imazhin tuaj.

6. Nëse keni lundruar për shumë kohë duke u kujdesur me tepri për lëkurën tuaj në kushtet e shtëpisë, mendoni se keni bërë gjithçka gabim. Teknika të tilla si përdorim i maskave, apo pastruesve të thellë teknikisht të realizuar në qendra estetike ju ndihmojnë për të patur lëkurën që dëshironi. Dhe, do të dukeni më e re.

7. Përdorimi i gabuar i korrektorit. Përshkimi i tij poshtë rrathëve të syrit nuk do të thotë që keni bërë hapin e duhur. Korrigjimi i duhur është aplikimi i lehtë në formë trekëndori.

8. “Dritëhijet me tonet e syve apo shkëlqimin në tërësi në portret ju tregojnë më të plakur”, shprehet grimieri Pati Dubroff. Këto tone ekzagjerojnë rrudhat, pra i nxjerrin më shumë në pah. Në vend të kësaj, Pati këshillon zgjedhjen e hijeve mat për të treguar format e duhura të imazhit. Përdorni vetëm një shkëlqim të vogël në këndin e brendshëm të syve ose në qendër të kapakut.

9. “Shkëlqimi në mollëza ju nxjerr rrudhat në pah”, shpjegon një tjetër grimier i njohur, Tamahut. Në vend të ngarkimit deri në shkëlqim, Tamahut rekomandon një tis të hollë, mat.

10. Një trend i kohës do të mbeten gjithmonë flokët me prerje deri poshtë fytyrës, por jo gjithmonë ato marrin parasysh sipas stilistes profesioniste Loretta Wollner, kjo prerje tendencë nxjerr në pah kënde të ashpra, duke e bërë imazhin dhe strukturën e kockave të duken më të ashpra. Ndaj, sugjeron ajo, zgjidhje një prerje shkurt me pak shkallëzim të çrregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat