Vajzat e modës propozojnë 3 mënyra praktike për të kombinuar pulovrën në vjeshtë

Life style

Vajzat e modës propozojnë 3 mënyra praktike për të kombinuar pulovrën në vjeshtë

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 20:34
Ilustrim

Pas verës me larmi tendencash, të gjitha vajzat e modës kanë filluar të prezantojnë veshjet e tyre të reja dhe, në këtë mënyrë, edhe tendencat e vjeshtës. Pulovra klasike ka filluar të jetë e pranishme në profilet e tyre sociale, madje edhe mënyra se si duhet ta kombinoni atë.

Ndërsa zakonisht ne pulovrat i veshim me xhinse, ka edhe mënyra të cilat bien më shumë në sy dhe bëjnë që të dukesh më interesante me veshjen e vjeshtës.

Disa nga fashion editorët e modës këshillojnë tri mënyra kombinimi për pulovrën:

E futur në xhinse me bel të lartë

Ndoshta ti vazhdon akoma t’i veshësh xhinset me bel të lartë dhe këtë kohë me pulovër të futur brenda është një stil që të tregon edhe më interesante. Vendos edhe një rrip interesant, me ngjyrë ose metalik që i shton veshjes casual më shumë shkëlqim. Ҫizmet kamosh deri në kyҫin e këmbës do të ishin perfekte në këtë kombinim për casual look.

Nën paliҫeta

Hapi tjetër që propozohet nga blogeret është të shohësh një mënyrë për ta veshur pulovrën poshtë diҫkaje në vend që ta veshësh lart. Si p.sh nën paliҫeta është një opsion tipik vjeshte që të tregon casual dhe stil. Edhe nëse është fjala për paliҫeta të shkurtra me ҫizme deri në kyҫin e këmbës. Ose edhe kombinimi me ҫizme me taka të larta, si dhe me aksesorë të shtuar metali.

Me një rrip në bel dhe fund

Dhe në fund për të ndryshuar krejtësisht stil një kombinim i duhur për këtë kohë është pulovra me një fund dhe një rrip metalik në bel. Nëse pulovra është asimetrike, look-u do të duket edhe më interesant, nëso jo mund ta krijosh duke e mbledhur në njërën anë. Një pencil skirt është zgjidhja ideale.

Por nuk janë vetëm këto 3 modele. Më poshtë do të gjeni edhe larmi kombinimesh me pulovra, që do t'jua bëjnë më të bukur veshjen në vjeshtë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat