Macet mund të lidhen më shumë me njerëzit sesa qentë

Life style

Macet mund të lidhen më shumë me njerëzit sesa qentë

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Shpeshherë i shohim macet si qenie që na tolerojnë neve vetëm për shkak se i ushqejmë e kujdesemi për to.

Por, një studim i ri ka zbuluar se ndoshta jemi duke i nënvlerësuar kafshët tona shtëpiake.

Siç duket, macet vërtet se kanë nevojë për pronarët e tyre dhe se lidhen emocionalisht me ta njësoj sikurse qentë.

Si e zbuluan këtë shkencëtarët?

Shkencëtarë i kanë ftuar 70 pronarë të maceve, me kafshët e tyre shtëpiake, dhe u kanë kërkuar ta kryejnë një detyrë të thjeshtë.

Secili pronar është dashur të qëndrojë me kafshën e vet për 2 minuta në të njëjtën dhomë, pastaj të largohet për 2 minuta tjerë, të rikthehet prapë dhe të qëndrojë edhe 2 minuta me të.

Rezultatet kishin dalë mjaft befasuese: rreth 64% e maceve kishin qenë më pak të stresuara kur pronarët kishin qenë në të njëjtën dhomë me to sesa kur kishin qëndruar të vetme.

Shkencëtarët besojnë se kjo është shenjë se macet e formojnë atë “lidhje sigurie” njësoj sikurse qentë dhe fëmijët.

Kjo nënkupton se ato ndihen më të sigurta, më mirë dhe janë më të prira të jenë më aktive e ta eksplorojnë botën përreth tyre kur pronari është rezent.

Nivelet e sigurisë dhe pasigurisë mes maceve dhe pronareve janë pothuajse të ngjashme me ato që shfaqen nga fëmijët (65% sigurt, 35% pasigurt).

Kristyn Vitale, udhëheqës i këtij studimi, është i sigurt se macet dhe qentë e demonstrojnë të njëjtën lidhje ndaj pronarëve sikurse fëmijët.

Vlen të ceket se shkencëtarët kanë deklaruar që duhet të kryhen më shumë hulumtime sa i përket kësaj çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat