Ushtrimi me të cilin do të bëheni më të shpejtë dhe më efikas

Life style

Ushtrimi me të cilin do të bëheni më të shpejtë dhe më efikas

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Përshpejtoni nxehjen: etapa e parë e ushtrimit me galiç mund t’u ndihmojë muskujve tuaj të këmbëve të bëhen më shpërthyes, theksohet në hulumtimin e bërë në Spanjë

Pasi që notarët i kanë bërë nga 4 përsëritje galiç nën ngarkesë të lartë, jo vetëm që janë kredhur tutje dhe më thellë, por kanë pasur edhe vrull më të fuqishëm të këmbëve gjatë notimit, duke përmirësuar kështu kohën e tyre në 15 metra.

Shkencëtarët besojnë që këto ushtrime i kanë ndihmuar aktivizimit të numrit më të madh të muskujve.

Kërcim nga hapi

Për ta ndier edhe ju këtë efekt, provoni të bëni kërcime nga hapi, nga 4 në çdo anë, para cilitdo aktivitet i cili kërkon lëvizje të shpejta, siç është basketbolli.

Hapi i parë

Merrni peshat e dorës. Bëni një hap përpara.

Hapi i dytë

Fuqishëm kërceni dhe me atë rast kryqëzoni këmbët ashtu që me rastin e kërcimit këmba tjetër të jetë përpara.

Hapi i tretë

Lëshohuni në hap dhe përsëriteni hapin tjetër, duke ndërruar pozitën e këmbëve me rastin e çdo kërcimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat